Home KRYESORE Edi Rama: Shqipëria e Kosova, gati t’i përgjigjemi Serbisë

Edi Rama: Shqipëria e Kosova, gati t’i përgjigjemi Serbisë

“Nëse Serbia cenon 1 cm të territorit tonë, Shqipëria e Kosova do të jenë gati t’i përgjigjen”.

Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në emisionin “Zona e Debatit” të gazetarit Baton Haxhiu, ku ishte i ftuar së bashku me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se Shqipëria dhe Kosova janë promotorë të paqes në rajon, por nëse cenohen, do të mbrojnë sovranitetin territorial.

“Shqiptarët, Shqipëria dhe Kosova, janë bashkë për të promovuar paqen, por edhe për të mbrojtur integritetin territorial. Nëse serbët duan të hipin nëpër trena që i çojnë ata prapa në histori, por nuk i prekin asnjë fije floku Kosovës, ne nuk kemi ç’u bëjmë. Por nëse duan të cenojnë një centimetër të territorit tonë, jemi të gatshëm të përgjigjemi”, u shpreh Rama.

Share: