Home KRYESORE Kërkesa e Withers për të mos hetuar Edi Ramën dhe si pranoi...

Kërkesa e Withers për të mos hetuar Edi Ramën dhe si pranoi Adriatik Llalla

Në intervistën për Opinion, Adriatik Llalla përmendi një ndërhyrje tjetër nga një ambasador amerikan, në punën e prokurorisë. Bëhet fjalë për Xhon Withers, që sipas Llallës kishte një merak; të mos hetohej pasuria e Edi Ramës.

“Ambasadori Withers më ka kërkuar personalisht që të mos e hetojë pasurinë e kryeministrit aktual” tha Prokurori i Përgjithshëm.

Supozohet që kjo kërkesë të rriste dyshimet e prokurorit për pasurinë në fjalë, por në fakt vazhdimi i rrëfimit kalon në nivele qesharake.

“Pavarësisht kësaj, unë kam vazhduar hetimet dhe ato dolën në përfundimin se pasuria e Ramës ishte e vënë me djersë” vazhdoi Llalla bisedën me Blendi Fevziun.

Kjo fjali e dytë, e thënë plot seriozitet nga prokurori të lë pa fjalë. Çfarë interesi do të kishte Edi Rama të përdorte ambasadorin amerikan si sekser, mes tij dhe Prokurorit të Përgjithshëm, nëse nuk do të kishte diçka për të fshehur nga pasuria? Përse do ta merrte përsipër një bisedë të tillë ambasadori amerikan, nëse pasuria e Edi Ramës do të ishte vënë me djersë?/lapsi.al

Share: