Home KRYESORE Ekspertët gjermanë: Programi i Bashës, realist dhe i besueshëm

Ekspertët gjermanë: Programi i Bashës, realist dhe i besueshëm

Ekspertët gjermane që kanë asistuar në hartimin e programit të Partisë Demokratike, u shprehën sot se ky program synon rimëkëmbjen e ekonomisë, është realist dhe i besueshëm.

Walter Glos, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Konrad Adenauer, Mathias Schafer, Drejtor i Politikave në fondacionin Konrad Adenauer dhe Mathias Hubcher, drejtori i Departamentit për Programin në CDU, të pranishëm sot në takimin me biznesin gjerman, u shprehën se programi i z.Basha ka prioritetet e duhura dhe jep zgjidhjet e duhura për ekonominë.

Ata theksuan se në program përfaqesohet mundësia e sipërmarrësit dhe e qytetarit. Programi, lejon menaxhimin e buxhetit për ta bërë më të aksesueshëm, më transparent.

Ekspertët gjermanë u shprehën se një shtet i fuqishëm nuk është ai që perfshihet kudo dhe shpenzon shume para, por ai shtet që ruan një kuadër të besueshem ligjor dhe mban premtimet.

Share: