Një 32 vjeçar shqiptar është ekzekutuar në mes të rrugës dhe trupi i tij i pajetë është lënë aty. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qytetin e Barit, Itali.
Krimi mësohet se ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin italian, ndërsa viktima është identifikuar si Edvin Sadiku.
Nga të dhënat e deritanishme mësohet se Sadiku është qëlluar për vdekje për një mosëmarrëveshje droge. Ai u qëllua në rrugën “Grumo Appula”, në periferi të qytetit të Barit.
Ai është vrarë me 3 plumba e njëri prej të cilëve në kokë, që ka rezultuar edhe fatal. Në krim mësohet se kanë marrë pjesë 2 autorë, të cilët janë larguar pa lënë asnjë gjurmë.