Belgjika më ka dhënë shanse, Shqipëria është burim frymëzimi
Nga Albert Z. ZHOLI
Me baba me origjinë nga Çamëria dhe me nënë vlonjate, Sabina e rritur në Selenicë është rritur me këngët çame dhe me ato vlonjate. Poezia ishte e përditshme në shtëpinë e saj mes bisedave prindërore, ndaj dhe ajo qysh në fëmijëri filloi të hidhte ne fletore vargjet e para…me fillimet e emigracionit ajo emigroi në Belgjikë ku dhe krijoi familje por kurë nuk reshti së shkruari. Pikërisht në Belgjikë ajo ideoi dhe solli para lexuesve për botim librin e saj të parë me poezi “Zemër e plagosur” që ka ngjallur shumë interes.
- Si i kujtoni vitet e fëmijërisë dhe të shkollës?
-Ishin vite të bukura, por edhe vite të varfra. Ishin vite që si gjënë më të shtrenjtë kishim librat. Kur gjenim libra gëzoheshim pa kufi. Nga lëndët kisha qejf historinë, gjeografinë dhe letërsinë. Selenica ishte një qytet i bukur, qytet minatorësh ku kishte dhe gjallëri. Duke lexuar libra me poezi filloi dhe dëshira ime, për të shkruar. Kur më vinte frymëzimi ulesha në tavolinë dhe shkruaja poezi. Por kisha shumë qejf të luaja dhe futboll (qesh)
-Cila ishte poezia e parë juaj?
Po, e mbajë mend poezinë e parë. Titulli i saj ishte “Otranto”. Mbaj mend që mësuesja e leximit e pëlqeu shume kur e lexova para klasës dhe mé tha:
Sabina nëse dëshiron ta çojmë poezinë në gazetat që botojnë në Tiranë. Nuk e di si vajti puna pasi ngjarjet evoluuan. Ja dy vargje nga poezia: Zgjohu moj Vlorë e shkretë,/ Qiell e det po ulëret,/ U egërsua natyra dhe deti,/ Të mjerën Vlorë ç’e gjeti …
-Pse dhe si lindi ideja për tu emigruar jashtë shtetit për në Belgjikë?
-Ishin dy arsyet kryesore, ngjarjet e mbrapshta që sollën pasiguri dhe varfëria që pllakosi në Selenicë pas shkatërrimit të minierës. Pas vitit 1990, Selenica u zbraz. Nuk kishte më asnjë të ri. Iku rinia, ikën të rejat, punë nuk kishte, miniera u mbyll, papunësia arriti shifra ekstreme. Pra aty nuk jetohej më. Qyteti ku linda dhe u rrita më dukej skëterrë. Nuk shihja asnjë të ardhme. Perspektiva e jetës sime në Selenicë ishte skëterrë. Doja të arsimohesha, doja të diplomohesha. Dhe kështu vendosa aplikoj për vizë duke pasur disa të njohur dhe të afërm në Belgjikë.
-Çfarë shkollimi ndoqe në Belgjikë dhe a e ndjeve racizmin?
Unë bëra disa shkolla profesionale si për floktore, (fizazishte) profesion i veçantë për gra, për fizioterapi. Gjithmonë kam dëshiruar dhe ëndërruar si çdo njëri të krijoja familje të ngrohtë dhe të kisha fëmijë. Falënderoj zotin për këto dhurata që më realizoi. Aktualisht kam dy fëmijë një djalë dhe një vajzë të dy në shkollë.
- A keni ndjerë shenja racizmi në Belgjikë?
- Jo, nuk e kam ndjerë. Nqs këtu punon dhe sheh familjen dhe punën të respektojnë. Belgjika më ka dhënë shanse në jetë, Shqipëria është zemra ime e ngrohtë që më frymëzon.
-A njihet Shqipëria në rrethet e tua shoqërore në Belgjikë?
Po njihet. Mund të them njihet shumë mirë. Për vendin tonë flasin për bukurinë, për klimën për traditat. Por nga ana tjetër thonë se është një shtet me probleme, ku ka kriminalitet dhe korrupsion. Por e respektojnë shumë si vend, pasi dihet mediat i zmadhojnë gjërat. Madje vitet e fundit thonë se qeveria Rama po punon shumë mirë.
Kur shkruan poezi në emigracion?
Shkruaj në momentet kur ndihem mirë, por dhe momente kur ndiem keq dhé s’më zë gjumi nga méndimet e tepërta. Në këtë mënyrë heq mendjen, frymëzohem më shumë dhe më ndihmon të qëndroj e fortë, të mendoj qartë dhe të shpreh atë që ndjej lirisht dhe njëkohësisht kur shkruaj, kam me vete një pjesë së ëndrrës së fëmijërisë dhe një pjesë të atdheut.
-Cilët janë shkrimtarët dhe poetët e preferuar?
-Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare, ndërsa nga të huajt Cvajg.
Jo, përpara kam edukimin e fëmijëve, që është qëllimi kryesor.
Synimet për të ardhmen në krijimtari?
Kam në dorë një vëllim tjetër me poezi por po përgatis dhe një monografi të jetës time./perqasje.com