Home KRYESORE Haradinaj: Reciprocitet me Serbinë për fletëarrestet

Haradinaj: Reciprocitet me Serbinë për fletëarrestet

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, akuzat e Serbisë ndaj tij i ka quajtur lojë politike. Thotë se Kosova duhet të ketë reciprocitet me Serbinë për fletearreste.

Haradinaj ka thënë se Serbia po ndikon në zvarritjen e procesit ndaj tij në Francë.

Ai i ka ftuar institucionet e Kosovës që të zbatojnë reciprocitet me Serbinë sa i përket fletarresteve.

“Duhet me përdor praktiken e reciprocitetit që e ka përdor Kroacia. Ata fletarreste na fletëarreste. Vuçiç është i kualifikum për fletarrest. I plotëson krejt kriteret e ligjet me qenë në fletëarrest të Kosovës. Nikolici është i kualifikum. Dacici kualifikohet për fletarrest nga Kosova. Pse? Është pjesë e përbashkët e organizatës kriminale, e ka vërtetu edhe Haga që i ka dënu njerëzit atje. Për mu është poshtërim me u përmen emri jem me përfaqësuesit e Serbisë, nuk lejoj. Nuk e ka askush këtë mandat, këtë të drejtë që me negociu me Serbinë që me mu hjek emri”, tha Haradinaj për RTV21.

Share: