Home KRYESORE Ja kush është prokurorja Rovena Gashi që iu refuzua viza USA

Ja kush është prokurorja Rovena Gashi që iu refuzua viza USA

Rovena Gashi është një ndër prokuroret që i është refuzuar viza nga ambasada ameriakane në Tiranë. Kjo u bë me dije sot në reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Po kush është ajo? Rovena Gashi njihet si një prej bashkëpunëtoreve të afërta të kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ajo mban detyrën e drejtoreshës së Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, ndërkohë që në dorë të saj janë është edhe struktura e posacme në prokurori për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Sipas deklaratës së Llallës, Rovena Gashi ishte thirrur në takim nga ambasada amerikane në Tiranë një ditë para se të hidhej shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në atë takim asaj i është komunikuar gjithashtu edhe revokimi i vizës për në SHBA. Bashkë me Rovena Gashin, ambasada amerikane i ka refuzuar vizën edhe shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë, ndonëse emrat e tyre nuk bëhen publike./Lapsi.al

Share: