Home KRYESORE Ja pse e dija qe dje qe ai burri nuk do hidhej...

Ja pse e dija qe dje qe ai burri nuk do hidhej nga Vinci…

Jonida Salku

Status +18. Ju lutem largoni fëmijët!

Meqë “vura bast” mbrëmë që ai burri nuk hidhej nga vinçi, sot po u them dhe teorinë që besoj vetë. Nuk po e nis nga shkaqet e vetëvrasjeve, pasi të gjitha nisin nga një krizë e thellë emocionale, por për nga metoda po them se vetëvrasjet me hedhje nga lartësitë, në rang botëror ndodhin në një përqindje shumë të vogël (diçka tek 2%).

Në këtë përqindje të vogël numërohen me gishta në të gjithë botën rastet kur vetëvrasjet me hedhje nga lartësitë të mbeten në tentativë. Pothuajse nuk ka tentativa të tilla. Pra, o ngjitesh e hidhesh, o bën numra akrobacie.

Unë e pashë vetë atë burrin si akrobatonte mbi vinç. Për të bërë ato lëvizje aq preçize e të relaksuara, duhet PATJETËR të kesh një mendje të kthjellët, ose të boshatisur. Ndërkohë, në të gjitha rastet e vetëvrasjeve, gjendja emocionale është aq e irrituar, saqë të të mbetet tentativa “në dorë” do të thotë PATJETËR të jesh me fat, ose të mos e kesh ndërmend të vetëvritesh.

Ai burri nuk e di si e kishte mendjen, të kthjellët shumë sa të mos e kish ndërmend të vetëvritej, apo të boshatisur aq shumë sa të ishte aq me fat (që e kish bosh).

Më troç, teoria ime është kjo: në këtë vend ku gjendjet emocionale që të çojnë në vetëvrasje janë kaq të dendura në trysni, kur shihni një person që “tenton” të vetëvritet duke zgjedhur metodën dypërqindëshe të hedhjes nga lartësitë (dhe jo me armë zjarri, helmim apo varje), mos kini frikë, nuk hidhet! E bën thjesht për të tërhequr vëmendjen publike, ose ekzibicionon nga budallallëku. Nuk ka për t’u hedhur! Kështu që hapni rrugët, hapni sytë dhe hapni mendjen. Ose vetëvrituni siç ju ka hije… ☻☻☻????????????????

P.S. Kijeni parasysh këtë kur të vini baste në tentativën e radhës..

Share: