Home KRYESORE Jap doreheqjen si Kryetar i LDE!

Jap doreheqjen si Kryetar i LDE!

Nga Arian Galdini

Te dashur miq,

Ne mbremjen e 23 shkurtit, ne mbledhjen e Kryesise se LDE, nga 17 anetare te saj, 10 prej tyre kerkuan doreheqjen time nga detyra si Kryetar i LDE. Diskutimi ishte tejet konstruktiv dhe miredashes per rritjen dhe zhvillimin e kesaj Partie. Koleget e Kryesise, jane bashkethemelues me mua. Ata i kane besuar vizionit tim fillestar per themelimin dhe ngritjen e kesaj Partie te re, ndersa tani jane po aq bashkeautore e kontributore ne kete Parti, sa jam edhe une. Jane djem dhe vajza te shkelqyer. Jane intelektuale te rinj, te paperlyer, te merituar qe jeten e tyre e kane siguruar me zotesi, aftesi, talente, integritet dhe ndershmeri. Ndoshta nuk jane te famshem, ndoshta nuk jane publike, por kjo nuk ka pike rendesie.

Ata jane qellim-mbare qe jane bere bashke me mua ne LDE, sepse besojne e duan te jene historiberes per ta bere Shqiperine nje atdhe me te mire, me te drejte, me solidar, e me te zhvilluar per te gjithe shqiptaret.

Kur besuan tek une, ata besuan tek nje mundesi dhe njeri qe do ti jepte force, rritje, ndikim dhe faktorizim te gjere LDE, per shkak te nje te shkuare te sprovuar si njeri publik dhe aktivist i kahershem civil dhe politik qe une kam qene.

Mirepo, ne objektivat qe ne si LDE i kishim vendosur vetvetes per kriteret dhe parametrat e rritjes se kesaj Partie, duket se une nuk jam permbushes i pritshmerive te bashkedakordesuara. Keshtu e mendon shumica e Kryesise se LDE.

Kjo shumice madje mendon dhe beson se LDE duhet te hyje ne zgjedhjet e qershorit 2017, me nje Kryetar te ri.

Duke qene se une e kam besuar gjithmone se demokracia e brendshme ne nje Parti eshte domosdoshmeri per cilesine dhe vertetesine e demokracise ne vendin tone, kam vendosur qe ta respektoj kete mendim e kerkese te shumices se Kryesise se LDE.
Qe sot, une deklaroj publikisht se jap doreheqjen nga detyra ime si Kryetar i LDE.

Ndaj edhe kam vendosur qe diten e hene, dt 27 shkurt, te therras mbledhjen e Asamblese Kombetare te LDE, e cila ka te drejten sipas Statutit te Partise sone qe te zgjedhe nje Kryetar te ri. Sigurisht, Kryetarit te ri do ti duhet te konfirmohet edhe nga Kuvendi Zgjedhor.

Te thena gjithe sa me siper dhe i cliruar tashme nga pergjegjesia si Kryetar i LDE, duhet te sqaroj se:

1. Une deshiroj e do te luftoj qe LDE te behet nje Parti e rendesishme ne spektrin politik shqiptar sepse ajo eshte vertetesisht beselidhja e te mireve dhe te merituarve.

2. Une deshiroj dhe do te luftoj qe LDE, te jete nje Parti me ze dhe vokacion te fuqishem Opozitar ne vendin tone.

3. Une deshiroj dhe do te luftoj qe LDE, te jete nje Parti sa me ndikuese dhe e zeshme ne Koalicionin Opozitar te drejtuar nga Partia Demokratike dhe Lulzim Basha.

4. Une deshiroj dhe do te luftoj qe LDE te jete aleate besnike e PD edhe ne Koalicionin e ri elektoral per zgjedbjet e qershorit 2017.

5. Une deshiroj dhe do te luftoj qe LDE, te vazhdoje te mbeshtese me gjithe energjite e saj Protesten dhe Qendresen Opozitare ne Sheshin perballe Kryeministrise tek Bulevardi Deshmoret e Kombit.

Falenderoj te gjithe miqte e koleget per mbeshtetjen dhe besimin e derisotem, si edhe per privilegjin e madh qe me lejuan te jem Kryetar i LDE per kete 1 vit e gjysem.

Ka qene nje pervoje e jashtezakonshme per mua.

Demokracia duhet te funksionoje e duhet lejuar te veproje edhe kur ingranazhi i saj vjen kunder nesh. Une keshtu e besoj, kete demokraci dua.

Jap doreheqjen, jo sepse mendoj se nuk i ka permbushur detyrat e mia te derisotme, por sepse dua te jap shembullin personal me se pari per standartin e demokracise ne te cilen besoj une.

Ne qofsha gabuar une, fitofshin koleget e mij te LDE per te miren e LDE. Ne qofshin gabuar ata, mos humbte LDE.

Une edhe pse nuk do te jem me Kryetar i LDE, do te bej gjithe sa mundem qe LDE tia dale mbane.

Faleminderit.

Arian Galdini

Kryetar i dorehequr i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike

Tirane me, 24 shkurt 2017

Share: