Home KRYESORE KOHA KËRKON SHFYQIZIMIN INSTITUCIONAL TË “PAKOS ANTISAHRI”!

KOHA KËRKON SHFYQIZIMIN INSTITUCIONAL TË “PAKOS ANTISAHRI”!

Nga Sulejman Abazi

Me gjithë këto ngjarje të rënda që kanë ndodhur në Kosovë, për shkak të bisedimeve pa kushte, ku lëshimet janë bërë përgjithësisht nga pala shqiptare, ka ardhur koha që në mënyrë institucionale, me grup ekspertësh shqiptarë, të kërkohet nga institucionet e Kosovës, deri në Parlament, SHFUQIZIMI I PAKOS ANTISARI, pasi ky dokument diskriminues e plotesoi misionin e tij.

Bisedimet dypalëshe, nëse duhet të vazhdojnë, të bëhen pa ferra politike nëpër këmbë, pa imponime që koha i ka ç’vlerësuar.

Kjo duhet t’i bëhet e qartë Europës institucionalisht.

Nëse drejtuesit politik në Kosovë, do ta konsiderojnë veten përfaqëues të një shteti, atëhere t’i japin të drejtën vetes të sillen dhe të ndihen si të tillë, në të kundërt duhet të largohen.

Deklarata e kreut të NATO-s flet qartë për vlerësimin e situatës në veriun e Kosovës. Kur do të dëgjojmë politikisht në vijë të drejtë ne shqiptarët?

Edhe sa do të përkulemi dhe do të lëshojmë terren në dëm të pavarësisë vetëm për hatër të karrierës politike të Hashim Thacit dhe bandës titiste që drejton aktualisht Kosoven?

Sot politika në Kosovë ka nevojë për kockë dhe për bosht, për identitet shtetëror dhe kombëtar.
Mjaft më me lojërat servile dhe të njëanëshme të Europës, që akoma tenton ta marrë me të mirë Serbinë.

Për cilën Serbi e ka fjalën Europa, për Serbinë që nuk ka kurajo të kërkojë falje për një gjenocid të kryer hapur në sytë e të gjithë botës së qytetëruar?

Si ka mundësi që politika europiane kërkon kushte Kosovës, kur për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës hesht dhe toleron shtetin serb?

A nuk flet dhe imponon Pakua Antisahri për të drejta e serbëve në Kosovë?

Shfuqizimi i këtij Dokumenti duhet të bëhet problem i madh ndërkombëtar, me lobim të fuqishëm dhe mbështetje gjithëshqiptare kudo, pasi Kosova i ka plotësuar dhe tejkaluar detyrimet që rrjedhin prej saj.

Mjaft më me këtë document diskriminues, që u pranua për hatër të respektit për faktorin ndërkombëtar.

Ka ardhur koha që Kosova të ketë Kushtetutën e saj, jo sipas PAKOS me sheqerka të helmuara, por sipas vullnetit të popullit shqiptar në trojet e tij.

Ne duhet ti themi me kurajo në radhë të parë njeri tjetrit në politikbërjen institucionale; MJAFT, MJAFT, MJAFT pasi kështu në këtë rrugë Kosova kurrë nuk do të gjejë qetësi dhe pasojat do të jenë katastrofike.

Askush të mos luajë me me popullin, pasi dhe toleranca e tij e ka një kufi.

Share: