Home KRYESORE Letër e hapur për Ramën: Ky është momenti të dëshmosh se je...

Letër e hapur për Ramën: Ky është momenti të dëshmosh se je kryeministër!

Profesoresha shume e njohur Zamira Çavo i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që t’i japë një zgjidhje protestuesve të Zharrëzës, që prej 20 ditësh kanë qenë në grevë urie, ndërkohë që sot kanë mbërritur në Tiranë pas një marshimi tre ditor.

“Nese ka nje moment kur duhet ti ktheni syte nga hallet e verteta te vendit, ejani dhe bisedoni me keta te gjore qe ndryshe nga homologet tuaj te protestave “alla cader”, marshuan ne kembe per te percjelle dhimbjen e tyre mes qendrave te zbukuruara urbane! Nese ka nje moment kur duhet te shihni poshte dhe jo me syte perpjete,momenti eshte sot . Ndaj ju bej thirrje: Mos e njollosni veten me turpin e pabesise se nje populli qe shpresoi te JU!

LETRA E PLOTË:

“Zoti Kryeminister! Nese ka nje moment kur duhet te deshmoni se jeni kryeministri I atyre qe ju dhane 1 milion vota, kthehuni ne Tirane dhe jepuni zgjidhje protestuesve te Zharrezes!

Nese ka nje moment kur duhet ti ktheni syte nga hallet e verteta te vendit, ejani dhe bisedoni me keta te gjore qe ndryshe nga homologet tuaj te protestave “alla cader”, marshuan ne kembe per te percjelle dhimbjen e tyre mes qendrave te zbukuruara urbane! Nese ka nje moment kur duhet te shihni poshte dhe jo me syte perpjete,momenti eshte sot .

Ndaj ju bej thirrje: Mos e njollosni veten me turpin e pabesise se nje populli qe shpresoi te JU!Kthehuni dhe jepini zgjidhje banoreve te Zharrezes! Nese Berisha dhe Basha ngujohen per veten e tyre, mos lejo qe neser.

Ne te gjithe te ngujohemi per fatin e ketyre te mjereve! Vepro sa nuk eshte vone! Ne histori shpesh gjerat e vogla behen uragan kur kane brenda tyre hallin e madh te te gjitheve!”

Share: