Home KRYESORE Nishani do t’i zërë vendin Bashës në PD? Ja përgjigjja e Presidentit

Nishani do t’i zërë vendin Bashës në PD? Ja përgjigjja e Presidentit

Presidenti Bujar Nishani foli sot per here te pare mbi tezen se do ti marre postin Lulzim Bashes ne krye te PD-se nese humbjet zgjedhjet e 18 Qershorit.

Gjate intervistes ne syri.net per Cim Peken ai hodhi poshte kete mundese. Mediat pranë kryeministrit, madje dhe ato të financuara direkt prej tij, pretendojnë se Bujar Nishani i ka vënë syrin pozicionit të Lulzim Bashës në rast se humbet zgjedhjet. A është kjo e vërtetë?

Nishani: Për fat të keq, edhe në këtë rast është një tezë. Unë e kam dëgjuar, nuk më ka ardhur mirë sinqerisht. Di të them se figura e Presidentit, pavarësisht pëlqyeshmërisë individuale, duhet respektuar institucionalisht dhe formalisht nga të gjithë aktorët. Patjetër që kjo nuk është një tezë që ka dalë nga opozita, kjo është një tezë që ka dalë nga qeveria.

Në radhë të parë, në gjykimin tim kërkon që të çajë politikisht opozitën, të krijojë një kauzë midis lidershipit të opozitës, mbështetësve, që natyrisht çdo parti politike e bën luftën e vet por jo duke përdorur figurën e Presidentit, kjo është e pandershme.

Unë e kam thënë dhe herë tjetër, PD, dhe këtë e them edhe duke qenë President i Republikës sepse për mua ka rëndësi serioziteti dhe dimensioni i aktorëve politikë vendimmarrës në Shqipëri, siç është qeveria dhe opozita, që të dyja për mua kanë rëndësi të madhe dhe unë nuk është se i gjykoj. Por në vlerësimin tim janë të rëndësishme sepse janë njerëz dhe institucione që kanë në dorë fatet e vendit.

Si qeveria, maxhoranca ashtu edhe opozita. Mos të them qeveria, por maxhoranca qeverisëse dhe opozita. Unë mendoj për aq sa unë e njoh politikën, por edhe PD ku kam qenë pjesë politike në të kaluarën time, bëri një zgjedhje shumë të mirë, për interesin e saj, por unë nuk flas për interesin e PD, unë flas për interesin e vendit.

Po bëri një zgjedhje shumë të mirë më figurën e zotit Basha për shkak të dimensionit intelektual, së dyti në kontekstin civil. Dhe kur them civil jo thjesht të uniformës civile dhe sqimës që ka në etiketë Basha, por flas dhe të formimit dhe civilizimit që ka ai si dimension.

Edhe të asaj që është një dimension i ri, një energji e re, një fytyrë e re, energji e re pozitive. Pastaj çështjet e tjera, i takojnë PD, kështu që ashtu si PS dhe LSI, i kanë tashmë lidershipet e tyre të konsoliduara. Luftën politike ta luajnë me njëri-tjetrin. Unë mendoj se nuk është e drejtë, nuk është e ndershme dhe as etike që të përdorin apo të keqpërdorin figurën e Presidentit. Unë u uroj punë të mbarë të treve, si kryetarë partish.

Share: