Home KRYESORE Një analizë ekonomike për debatin publik në Shqipëri

Një analizë ekonomike për debatin publik në Shqipëri

Nga Kasem Seferi

Po e nis këtë shkrim si një nisëm e nxitur nga Profesor Artan Fuga dhe Atë Gjergj Meta (personalisht të respektuar prej meje nga këndvështrime të ndryshme interesi shpirtëror por, edhe nga respekti i përbashkët i kontributit në median e shkruar dhe elektronike).

Të nderuar miq, pavarësisht, statusit shoqëror që keni!

Para së gjithash dhe më shumti më duhet të deklaroj se shkenca ekonomike, ose fusha ku unë veproj si profesionist, nuk ka qenë, nuk është dhe, kurrë, nuk do të jetë mbi sendet dhe objektet e lëvizshme material. Është dhe mbetet shkencë në lidhje me njerëzit, domethënien dhe veprimet e tyre.

Shpesh, në botën perëndimore tregohet një barcaletë për ekonomistët: “Tre ekonomistë po gjuanin për rosa. I pari qëllon njëzet metra para rosave, i dyti qëllon njëzet metra pas rosave, ndërsa i treti tha: Punë e paqme! Ne i kapëm ato!”

Duke i lënë mënjanë barcaletat, ka shumë ekonomistë që kanë bërë punë të pabesueshme dhe disa prej tyre kanë kontribuar në historinë financiare që ka përshkuar shumë aspekte të historisë shoqërore. Nga këta ekonomistë, pesë prej tyre kanë ndikuar mbi shoqërinë.

Adam Smith (1723 – 1790): Adam Smithi ishte një filozof skocez i cili u bë ekonomist politik në mesin e Rilindjes Skoceze dhe është i mirënjohur për veprën e tij “The Theory of Moral Sentiments – Teoria e Njenjës Morale” (1759) dhe “An Inquiry into the Nature and Causes of the Welth of Nations – Një kërkim në Natyrën dhe Shkaqet e Pasurisë së Kombeve” (1776).

Kjo e fundit, në pjesën më të madhe, njihet si “The Welth of Nations – Pasuria e Kombeve” dhe është një prej pjesëve më të hershme dhe më të famshme që diskuton industrinë dhe tregtinë, si dhe besohet si një prej kontributorëve madhorë për shkencën moderne të shkencës ekonomike.

Argumentet e Smithit kundër merkantilizmit dhe në favor të tregtisë së lire, ishin një sfidë e mirëfilltë për proteksionizmin, tarifat dhe grumbullimin e arit që mbizotëronte në atë kohë. Ai hyri në Universitetin e Glasgout në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare. Studjoi filozofinë e moralit.

Interesi i tij origjinal në Kristianizëm është regjistruar si një prej atyre që, përfundimisht, u kundërshtua si ajo e një Deisti, megjithëse kjo është sfiduar. Nganjëherë, Adam Smithi quhet babai i tregtisë moderne në një botë që është bërë globale dhe, në këtë kontekst, mund të imagjinohet se sa më e ngadaltë do të ishte jeta po të mos ishte inkurajuar tregtia e lire.

David Ricardo (1772 – 1823): Ishte fëimja i tretë i një familje hebrejsh portugezë me shtatëmbëdhjetë fëmijë. Kontributi i tij në studimin e shkencës ekonomike ishte më shumë mbi duart e Adam Smithit; Ricardo u bashkua me babain e tij për të punuar në Bursën e Londrës në moshën katërmbëdhjetëvjeçare, ku shpejt u bë i suksesshëm në spekullimin e aksioneve dhe në pasurinë e paluajtshme.

Pas leximit të “Welth of Nations” të Adam Smithit në 1799 ai i kushtoi interes shkencës ekonomike. Artikulli i tij i parë u publikua dhjetë vjet më vonë. Ricardo ishte i mirënjohur në lidhje me besimin se kombet duhet të specializoheshin për mallin e tyre më të mirë, sikundër ishte gjithashtu një zë që barti argumentin kundër proteksionizmit.

Por puna e tij më e mire dhe më e madhe ishte mbi rentat, të tatuarit, pagat dhe fitimet duke treguar se pronarët e tokës nuk duhet ta shtien në dorë pasurinë në kurriz të punës dhe rentës, për arsye se kështu nuk ishin për më të mirën e një shoqërie më të madhe.

Alfred Marshall (1842 – 1924): Marshall lindi në Londër dhe në mënyrë origjinale deshi të bëhej prift dhe suksesi i tij në Cambridge e udhëhoqi atë në akademi. Marshall mund të jetë më pak i njohur nga ekonomistët e mëdhenj pasi ai nuk iu kushtua ndonjë prej teorive radikale, sepse përpjekjet e tij iu përkushtuan zbatimit rigorioz të matematikës në shkencën ekonomike në përpjekje për ta kthyer shkencën ekonomike më shumë në një shkencë se sa një filozofi.

Përveç theksit të tij mbi matematikën Marshall u mundua shumë për ta bërë punën e tij të pranueshme për njerëzit e zakonshëm; “Economics of Industry” (1879) u bë gjërësisht e përdorur në Angli si program.

John Maynard Keynes (1883 – 1946): Nganjëherë, historianët i referohen Keynesit si “ekonomist gjigand” i cili u pranua si lektor në Cambridge. Personalisht u financua nga Alfred Marshall në lidhje me kurbat e furnizimit dhe kërkesës të të cilit ishin baza për veprën e Keynesit.

Ai kujtohet, veçanërisht, për mbrojtjen e ndërhyrjes së qeverisë dhe politikën monetare për të lehtësuar efektet e kundërta të rënieve ekonomike, depresioneve dhe bumeve..

Keynes ishte pothuajse i lodhur nga rënia e papritur e vitit 1929, por ai ishte në gjendje të riafirmonte fatin e tij personal duke shkruar “General Theory of Employment, Interest and Money” me qëllim që t’I përgjigjej në vitin 1936 Depresionit të Madh për të inkurajuar shpenzimet qeveritare për të promovuar konsumin dhe investimin.

Milton Friedman (1912 – 2006): Milton Friedman ishte i fundit nga katër fëmijët e një familje hebrejsh emigrantë nga Austro – Hungaria, i cili pasi mori titullin Bachelor të shkallës së Arteve në Rutgers dhe mjeshtrinë në Universitetin e Çikagos, shkoi të punonte për New Deal, një seri programesh të projektuara nga Presidenti Franklin D. Roosevelt i SHBA për të siguruar lehtësi për shërimin e ekonomisë amerikane nga ndikimi i efekteve të Depresionit të Madh.

Ndërsa Friedmani ishte në favor të New Deal në përgjithësi, ai ishte kundër pjesës më të madhe të programeve qeveritare dhe kontrolleve të çmimit.

Milton Friedmani ishte më shumë për një ekonomist i laissez – faire, sepse ishte për minimizimin e rolit të qeverisë në një treg të lirë si dhe mjetet e krijimit të lirisë politike dhe shoqërore; këto ide formuan bazën e librit të tij “Capitalism and Freedom” (1962) dhe ndoshta ai është i njohur për promovimin e tregjeve të lira dhe me tregje moderne të parasë.

Lundrimi i tij në tregjet e derregulluara dhe të pastabilizuara ishte kthimi te “paraja është me vlerë për atë çfarë njerëzit besojnë se është me vlerë”. Vepra e tij madje qarkulloi fshehurazi gjatë Luftës së Ftohtë dhe ishte baza për ekonominë e bazuar në tatimin e konsumit më saktë se në tatimin mbi të ardhurat ose pasurinë (për më shumë rreth ideve të Friedman shih “What is the Quantity Theory of Money?”).

Fiedmani besoi se duke e prezantuar kapitalizmin te vendet totalitare do ta udhëhiqte shoqërinë në përmirësimin e saj dhe rritjen e lirisë politike. Friedmai mori çmimin Nobel Memorial Prize në shkencat ekonomike në vitin 1976 dhe ishte i patundur mbi lidhjen ndërmjet furnizimit të parasë dhe inflacionit.

Mbajti një fjalim në vitin 1988 për studentët kinezë dhe studjuesit në San Francisco që u gjykua si pjesë e reformës ekonomike kineze në të cilën ai iu referua Hong – Kongut si shembulli më i mirë i politikave të laissez – faire (shikoni ku është Kina sot).

Shumë ekonomistë punojnë fort për të prodhuar teori dhe ide që ata e ndjejnë se do të ndihmojnë të krijojnë një shoqëri më të mirë për të gjithë njerëzit e përfshirë në të. Atje ku këto ide kapen dhe adoptohen në jetën e përditëshme është ajo se si njerëzit në atë shoqëri e ndajnë shapin nga sheqeri.

Të gjithë ekonomistët e mësipërm patën efekte të thella mbi botën, por vetëm koha do të tregojë si kanë ndikuar ekonomistët e kohës së krizës së fundit financiare dhe ekonomike, pasi ato po zhvillojnë dhe modelojnë për ku jemi drejtuar në të nesërmen.

Historia e krizave ka treguar me fakte dhe dëshmi se çdo teprim në vlerësimin e tregjeve të lira dhe nënvlerësim të rolit të shtetit në ekonomi, si dhe e kundërta kanë pasoja të dhimbshme për njerëzimin.

Prandaj debati ndërmjet rrymave kryesore që shprehet, shkurtimisht, në këtë shkrim, duhet thënë se më shumë priret nga gjetja e një ekuilibri, ku secila rrymë e mendimit ekonomik, nga këndvështrimi i saj, kërkon të arrijë e para në “majë” ku të ngulë flamurin e vet.

Tek e fundit është një nga shfaqjet e konkurrencës. Besoj se Profesor Fuga dhe Dom Gjergj Meta e vlerësojnë konkurrencën në kontekstin e mësipërm dhe të dashamirësisë time për t’i përdorur burimet dhe talentin e tyre atje ku populli shqiptar ka më shumë interes, ka pritshmëritë më të dëshiruara të shumë qëllimeve të tij jetësore.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: