Home KRYESORE Paris, kaos, zjarr dhe gaz lotsjellës

Paris, kaos, zjarr dhe gaz lotsjellës

Protesta dhe trazira ka pasur në Paris në mbështetje të të riut Theo, i cili dyshohet se është dhunuar me shkop nga policia.
Rreth 200 protestues u mblidhen në lagjen Barbe ku më pas protesta u përhap edhe në qendër të Parisit. Ata kërkuan drejtësi për rastin në fjalë.

Megjithatë, protesta u bënë të dhunshme kur protestuesit filluan të digjnin mbeturinat nëpër kontinjerë, shkruan CNN.

Një zëdhënës i policisë i ka thënë CNN se policët hodhën gaz lotsjellës në drejtim të demonstruesve për t’i shpërndarë ata, një person është arrestuar.

Përdorimi i gazit lotsjellës nga policia bëri që protestuesit të përhapen në gjithë qytetin, bile edhe në vendet e preferuara për turistët dhe vazhduan të krijojnë trazira.

Mlladiq Teo është shtuar në spital në sallën emergjente të operacionit pas arrestimin pasi kishte lëndimeve të rënda të shkaktuara, menjëherë pasi u kuptua lajmi u përhap edhe protesta.

Oficerët që ishin të përfshirë në këtë rast jnë pezulluar dhe njëri prej tyre është akuzuar për përdorim të tepruar të forcës.

Rreth 250 persona janë arrestuar që kur protestat filluan dhe u shndërruan në trazira.

vbcbcv

Share: