Home KRYESORE Perplasja ne Komision/Beqaj: Kemi krijuar kushte. Vokshi: Të sfidoj t’i shohim

Perplasja ne Komision/Beqaj: Kemi krijuar kushte. Vokshi: Të sfidoj t’i shohim

Është mbledhur sot komisioni parlamentar i Shëndetësisë për të diskutuar në lidhje me shërbimin e urgjencës kombëtare.

Seanca e komisionit është shoqëruar me debate mes ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe deputetes demokrate Albana Vokshi.

Debatet në komision:

Beqaj: Sot që flasim ne kemi një flotë prej 20 autoambulancash. Urdhërat për riorganizimin e qendrave shëndetësore janë dhënë që në shkurt 2016. Tirana e fundit që e aplikon. Stafi i ndarë në 3 qendra, QSUT, Trauma dhe Shefqet Ndroqi.

Vokshi: Në çfarë kushtesh punon personeli, më kanë thënë që ju keni dhënë urdhër që mos të fotografohet në ambientet e urgjencës? Personeli nuk ka as tualet as kushte.

Beqaj: Sapo thatë që janë dhoma në poliklinika, dhe meqë është dhomë nuk është me domosdo të ketë tualet sepse tualetet janë në çdo kat. Ata aty rrinë në tavolinë për të pritur thirrjen dhe më pas i dërgojnë pacientet në spital.

Vokshi: Të sfidoj, hajde t’i shohim bashkë si rrinë 12 orë personat që punojnë aty.

Beqaj: Dëgjo që të kuptosh, pasi nuk ke kuptuar asgjë nga urgjenca mjekësore. Mjekët shërbejnë edhe në urgjencë edhe në territor.

Vokshi: Tek urgjenca e Tiranës shkohet më shumë për të marrë mjekim dhe aty nuk marrin asgjë.

Beqaj: Mjekët rrinë aty dhe shërbejnë kur t’i thërrasin. Hipin në ambulancë për të ndihmuar pacientet. Urgjenca mjekësore është një program kombëtar, ku ka ende pune për të bërë. Ju nuk e keni idenë çfarë është urgjenca në territor.

Vokshi: Ka interesa klienteliste, ju po shkatërroni urgjencën.

Beqaj: Jam dakord që ka ende punë për të bërë. Pika ime e dobët është urgjenca e Pediatrisë.

Vokshi: Ju mashtruar në Tiranë për flotën e re, pasi nuk ka investime për këtë flotë.

Share: