Home KRYESORE Qeveria e krimit dhe Çadra e mjerimit

Qeveria e krimit dhe Çadra e mjerimit

Nga Ilir Demalia

Qeveria e Rilindjes po përpiqet të tregojë se është ndryshe nga qeveritë paraardhëse të këtij tranzicioni të postëkomunizmit, ku nuk kanë bërë gjë tjetër përpos krijimit të klaneve të oligarkëve në shërbim të banda-partive si sundim mafjoz të një demokrature gjatë këtij tranzicioni.

Nuk ka asnjë arsye dhe asnjë shpresë për të besuar se qeveria Rama është ndryshe dhe po vepron ndryshe nga qeveritë paraardhëse, në të kundërt, po të ndjekësh kurbën e rritjes së korrupsionit, arrogancën e një kryeministri dhe kabinetit tij që tregon qartasi fuqizimin e gjuhës së krimit në politikën shqiptare nëpërmjet kompromentimit të fuqisë së parasë me rrjetet kriminale që nga droga, prostitucioni, korrupsioni, pastrami parasë kriminale dhe fuqizimi oligarkëve përrreth tij, duke shkatërruar jo vetëm trashëgiminë historike-kulturore, por edhe ligjet e vendit për gjoja një Rilindje Urbane si shpenzim i parasë publike për klientelën e tij, tregon se Rama, është shumëfish më i rrezikshëm se të gjithë kryeministrat dhe qeveritë e marra sëbashku megjithë zullumet që kanë në kurriz paraardhësit e Ramës.

Këta (paraardhësit e Ramës) sëbashku janë shkaktarët që shqiptarët kanē në kurriz sot njeriun Rama, si njeri, që nëpërmjet nëpërmjet manipulimit, e për të qenë realist, në ketë drejtim është shumë më i aftë, dhe jo jo vetëm, por dhe ekipi tij, si çfaqje fasadash në lidhje me demagogjin dhe propagandën për shtetin e së drejtës dhe ndeshkimin e korrupsionit dhe krimit, duke manipuluar apo kompromentuar dhe ndërkombëtarët në funksion të pushtetit tij për oligarkët e tij si forcim e jetgjatësisë së tij në pushtet.

Ky njeri që çirret nga mëngjesi deri në darkë për vetingun, se moskalimi i vetingut po i pengon vendosjen e drejtësisë, ky është i pari sebashku me paraardhësit e tij dhe të gjithë, sëpaku, anëtarët e qeverive të këtij tranzicioni që duhet ti nënshtrohen vetingut.

Rama, pa hyrë në hetime dhe gjurmime, dukshëm duhet të hetohet për Bunkerin e Surrelit dhe për gjithë zullumet e dukëshme të shkatërimit të veprave si monumente kulture në kundërshtim me të gjitha ligjet, si rasti Stadiumit Kombëtar e plot të tjera vetëm në Tiranë. Rama nuk duhet të harroj se ka edhe një proçes gjygjsor në Sh.B.A si fallsifikim identiteti dhe gjenialitetit si zonja Rama, si bashkëshorte e taxsistit dhe, pavarësisht se Donald Lu si përkrahës i vetingut dhe kjo do të thotë Ramës do ti japë vizën, Edi duhet të mendohet mire para se të vijë në U.S.A, sepse: këtu drejtësia nuk është me veting, drejtësia këtu janë kollonat e shtetit ku dhe presidentin e hedhin në tokë siç hodhën Trump për ligjin e emigracionit.

Por le ti lemë të gjitha këto në një anë dhe le të hedhim vështrimin në fushatën e vetingut, legalizimet si prag fushate dhe rrezikun e rikonfirmimit të Ramës dhe pas zgjedhjeve të verës.

Rama është i pabesueshëm në atë se ai ka si mission të tij vendosjen e drejtësisë, për faktin, se ai, pikërisht kur po bën fushatën për vendosjen e drejtësisë, sëbashku me Artan Lamen, të cilit, nuk i ndihet më zëri për shkatërrimet e trashëgimisë kulturore në mënyrë arbitrare dhe kriminale nga qeveria Rama, po përmbyllin sëbashku krimin e filluar nga qeveritë paraardhëse legalizmin e vjedhjes, ozurpimit të tokave të pronarëvë, ndërtimeve të paligjëshme, banditizmit dhe shkatërrimit nga barbarët e revolucionit fshataro-komunist si Reformë Agrare e pushtetit të cubave në shërbim të agallarëve të pushtetit. Me këtë veprim, si paraardhësit e Ramës dhe vetë Rama, me mbylljen që po i bën këtij akti në prag të fushatës për një mandate të dytë, dhe shumë i mundëshëm me hajdutët, cubat e legalizuar, ekzekutohet përfundimisht shpresa për të pasur një shtet të së drejtës në Shqipëri. Vetingu nuk do të jetë gjë tjetër, vetëm se; forcim i pushtetit Ramës si gjueti shtrigash për kundërshtarin politik si sundim absolut i bandës së tij.

Duke qenë se një mandat i dytë i Ramës do të rriste dhe më tej krimin e organizuar dhe fuqinë e oligarkisë kriminale rreth tij në funksion të tij, protestat jo vetëm janë të domosdoshmë por janë të vonuara dhe jo të artikuluara si pafuqi për të përmbysur këtë kastë kriminale që po vret çdo shpresë për të ardhmen e Shqipërisë, që edhe kështu është e vrarë.
Çadra e mjerimit.

Fakti që prej 26 vjetësh postdiktaturë shoqëria shqipëtarë nuk ka arritur të artikulohet as edhe njëherë për një të drejtën të saj, për padrejtësitë ndaj saj, për të drejtën për të pasur të drejtë ndëshkimin ndaj shpërdorimit të pushtetit nga klasa politike, e cila, ka krijuar krimin e organizuar si kontroll autoritarist ndaj nësnshtrimit popullor, duke e bërë atë pjesë të krimit për të siguruar mbijetesën, tregon se ne si popull nuk kemi as ndërgjegjen, as moralin, as qëllimin, as devocionin për të luftuar të keqen, në të kundërt, i bashkangjitemi një të keqeje për të sunduar me të keqen si sundim e i së keqes apo korruptit të ndergjegjes në funksion të krimit.

Kjo është arsyeja që asnjëherë protestat nuk kanë ardhur si ngjizje e një ndërgjegje, e një shpërthimi si reagim ndaj krimit shtetëror, por kanë ardhur si përdorim i parti-bandave për të sunduar bandën kundërshtare. Dhe mbështetësit protestues të një bande marrin lugët në brez për të përmbysur bandën në fuqi. Ky rrotacion bandash na ka sjellë në këtë gjëndje të pashpresë.

Duke e pare në këndin e real-politikës, e përkrah protestën dhe qëndrimin e saj për mos forcuar pushtetin absolut që mund të marr Rama në një mandate të dytë, që do të konsolidonte me dorën e forte të krimit jetgjatësinë e tij në pushtet, me një fund tragjik për të, por edhe për shqiptarët.

Por duke ndjekur zhvillimet në Çadër këto ditë, nuk më duket se ajo është një Çadër Lirie! Nuk më duket se ajo është një Çadër që mund të ndërtoj një republikë ndryshe! E nuk më duket që ajo çadër ka vision, ka fuqi për të rrëzuar nga pushteti të keqen Rama! Modeli Çadër tek ne është provuar dhe dihet si ka përfundur, me qofte që futeshin poshtë Çadrës në orgjin Çadër e me darka krokodilësh! Modeli Rama ik, është provuar dhe dihet si ka përfunduar me Nano ik, ku më në fund ngelën vetëm disa provincial që lanin këpucët tek shatrëvani në qëndër para Pallatit Kulturës me çadrat e varura mbas qafe e me byrekët në dorë! Nuk më duket dhe kjo çadër që mund të ndryshoj situatën, aq më tepër kur shikoj po ato fytyra dhe aleat-fytyra që kanë zullume të mëdha e duhet të jenë në bankën e të akuazuarve për abuzime e trafiqe si këto që janë sot në pushtet! Nuk mund besoj dhe tek ata që kanë marrë lugën në brez dhe shkojnë në Çadër duke u shfaqur para kryetarit Basha sa më të zjarrte e sa më të zellshëm, deri në neveri, ashtu si ajo gruaja që i tha në Vlorë Ramës kur i dha tapinë e legalizimit illegal se, “ e kamë pasur ëndërr të të puth njëherë se ti je arkitekti Shqipërisë që po e zbukuron përditë Shqipërinë!”. Çadra nga diskutantët që pashë nuk ka asgjë të përbashkët me një Çadër Lirie, por mu duk më shumë si një zyrë kuadri ku njerëzit shkojnë me shpresën për të kapur ndonjë vend nga shefi ri i kuadrit – kryetari. Kjo valle ka 26 vjet që kërcehet. Në një vend ku njerëzit presin ndërrimin e pushtetit për të kapur ndonjë punë (vjedhur ne shtet) harroje se ai vend mund të bëjë prosperitet.

Ajo që mund të luante rol në këtë moment kaq kritik për vendin ishte një elite intelektuale, e cila, i ka munguar dhe mungon Shqipërisë si më e konformuara me pushtetet si sherbim ndaj të keqes.

Çdo të ndodhë?

Degradimi gjëndjes do të rrënoj dhe më tej gjithçka, aq më tepër në një situate të destabilizuar në gjithë Ballkanin, ku nuk mund të jetë e largët dita e konflikteve ndëretnike-ballkanike, në një kohë që Amerika e ka bërë hapin e pare step-back prej Ballkanit me administratën Trump.
I.D

Share: