Home KRYESORE Shqiperia qe harron

Shqiperia qe harron

Nga Klodian Tomorri

Keto dite Shqiperia pati dy pervjetore, ironikisht afer njeri-tjetrit, te cilet jane deshmia uleritese se sa e padrejte eshte ajo me veten.

I pari ishte datelindja e 96-te e nje monstre te pashpirt, mbi te cilen rendojne dhjetera dhe qindra krime, por asnje denim. Ndoshta drejtesia do te sherbehet ne jeten e pertejme, atje ku nuk mund te korruptohet nga perversiteti i njeriut.

I dyti, pervjetori i 100-te i nje gruaje te jashtezakonshme, e perndjekur barbarisht deri ne fund te jetes nga nje regjim kriminal.

Musine Kokalari do i bente nder cdo vendi, por jo Shqiperise. Historia e saj eshte nje nga shume deshmite tragjike, qe faktojne se cfare barabari ka qene Enver Hoxha dhe shpura e bastardeve gjakatare perreth tij.

Fatkeqesisht Shqiperia ka harruar. Shume nga ata qe i kane duart e lyera me gjak, nuk kane paguar asgje per krimet e tyre. Por me ulerites eshte fakti se shume prej tyre, vazhdojne te kene pushtet sot.

Keta mund te korruptojne sistemin dhe mund ta gjejne gjithmone rrugen per ne pushtet. Por i takon shoqerise te mos harroje dhe t’i refuzoje me percmim.

Edhe nese politika e ben, nje shoqeri nuk mundet kurre te aministoje barbarine. As te perdhunoje drejtesine deri ne ate pike, sa qe, ata qe duhet te qendronin si kriminele perpara saj, te qendrojne ne anen tjeter, si njerezit qe bejne drejtesi.

Share: