Home KRYESORE Shqiptari terrorizon aeroportin, me pas bie në tokë e vdes

Shqiptari terrorizon aeroportin, me pas bie në tokë e vdes

Një 44-vjeçar nga Shqipëria ka gjetur vdekjen në Aeroportin e Malpensës në Milano, Itali.

Para se të vdiste shqiptari ishte bllokuar nga policia pasi ka thirrur me zë të lartë fraza të panjohura duke terrorizuar personat e tjerë që ndodheshin në aeroport. Në momentin kur policia e kishte nën kontroll situatën 44  vjeçari ka ndjerë dhimbje që i kanë sjellë vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur mbasditen e djeshme ndërsa ende nuk është sqaruar dinamika e asaj që ndodhi. Shqiptari po priste në aeroport bashkëshorten e tij ndërsa ajo është shprehur se ai kohët e fundit ka pasur në mënyrë të përsëritur shpërthime të pakuptueshme./lapsi.al

Share: