Home I pakategorizuar Vllautin per Median kroate: Ka politikanë shqiptarë që duan te na përfshijnë...

Vllautin per Median kroate: Ka politikanë shqiptarë që duan te na përfshijnë në konfliktet e tyre

Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin ka folur për herë të parë për masat e sigurisë, që i janë shtuar me një vendim të qeverisë për të garantuar jetën e saj. Në një interviste dhënë për gazetën kroate “Jutarnji List” ajo sqaron se grupe të caktuara interesi janë përpjekur ta frikësojnë.

«Në Shqipëri unë ndihem shumë mirë. Titujt e gazetave se gjoja me kërcënojnë me vdekje janë ekzagjerim. Megjithatë, duke pasur parasysh qëllimin e qartë të grupeve të caktuara të interesit që përpiqen të na trembin, është dashur të merren disa masa paraprake. Kolegu im ambasador amerikan i ka truprojat që nga fillimi i mandatit. Ne nga BE-ja dhe shtetet anëtare jemi shumë më të relaksuar, por në këtë moment megjithatë duhet të jemi pak më të kujdesshëm»

Vlahutin ka folur edhe për procesin e Vettingut, që sipas saj po has në qëndresën e disa grupeve të caktuara.

“Vettingu natyrisht është një kërcënim i madh për grupet e interesit, të cilat kanë kontrolluar pjesë të mëdha të gjyqësorit, aksionet janë të mëdha, prandaj për këtë arsye edhe rezistenca e tyre është e ashpër. Flasim për drejtësinë, për shembull, kryeprokuror i shtetit është ende personi, të cilit Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia morën vizën për të hyrë atje, si dhe rrethi më i afërt i bashkëpunëtorëve të tij”.

Përsa i përket spekulimeve në disa media për mashtrime për blerjen e një rezidence për delegacionin e BE ne Tirane, Vlahutin thotë se ky është një trillim.

“Kjo është vetëm njëra prej aferave të trilluara, apo, siç thuhet sot, fake news – lajme të rreme, të cilave u jemi ekspozuar në Tiranë, sidomos kolegu im amerikan dhe unë. Disa politikanë shqiptarë janë duke bërë gjithçka që diplomatët dhe komunitetin ndërkombëtar t’i përfshijnë në konfliktet e tyre të brendshme dhe t’i përdorin si alibi për gabimet e tyre. Ambasadori amerikan dhe unë deri më tani kemi qenë të akuzuar për çdo gjë, që nga shërbimi Soros dhe krimi i organizuar, e deri te korrupsioni dhe paragjykimi.”

Ndërsa shprehet se kjo histori përkon me ditën kur nisen të krijoheshin institucionet e Vettingut, Vlahutin sqaron së për ndërtesën është negociuar përpara se ajo te merrte postin e ambasadores./lapsi.al

Share: