Home KRYESORE Ylli Manjani: Kujdes zoti Kryeministër! Prokuroria mund të vijë te zyra jote!

Ylli Manjani: Kujdes zoti Kryeministër! Prokuroria mund të vijë te zyra jote!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas intervistës që dha mbrëmë kryeministri Edi Rama ku foli edhe për shkarkimin e tij.

Manjani i krahasoi deklaratat e tij me parulla të Realizmit socialist. Ai tha se Rama nuk e sheh qeverinë si institucion kushtetues, por si një skuadër që kërcen kur do ai. Nuk ka munguar as një ‘kërcënim’ nga ish-ministri i Drejtësisë. Manjani shkruan se skuadra e Kryeministrin bën mirë të zbatojë ligjin se sa të shkojë në prokurori. Po dje edhe ish-kryeministri Majko deklaroi në “Zëri Amerikës” se Prokuroria duhet të fillojë hetimet për akuzat e ish-ministrit të drejtësisë ndaj qeverisë.

“Përshëndetje, Kryeministri e konfirmoi në Tonight se nuk e sheh qeverinë si institucion kushtetues e ligjor, por si një skuadër që kërcen kur e si do ai.

Parrulla të tipit ‘qeveria është e imja, penalltine e gjuaj unë’ i përkasin vetëm filmave të Realizmit Socialist dhe jo realitetit demokratik! Jo për gjë po “penalltinë” që gjuajti për Hillarinë e humbi! E humbi në kurriz të interesit publik.

Ministri i Drejtësisë është mbrojtës i Kushtetutës dhe Ligjit dhe jo mbledhës topash që lëshon Kryeministri kuturu. Skuadra e Kryeministrit bën më mirë të zbatojë ligjin e të sillet si qeveri sesa të shkojë ashtu siç është në Prokurori!

Të paktën një gjë e mohoi, atë motivacionin qesharak…
Koalicionit ende i uroj ‘shërim të shpejtë’!”, shkroi Manjani në Facebook.

Në intervistën e dhënë mbrëmë në “Tonight Ilva Tare”, Rama tha se “Ministri, në mënyrë të përsëritur ka shkelur Kodin Etik të qeverisë dhe ka shkelur kontratën tonë me publikun”.

Share: