Home KRYESORE Zhvillimet politike në vend, Fleckenstein vizitë treditore në Tiranë

Zhvillimet politike në vend, Fleckenstein vizitë treditore në Tiranë

Pas miratimit të rezolutës për Shqipërinë më 15 Shkurt, eurodeputeti Knut Fleckenstein nis mbrëmjen e të hënës një vizitë treditore në Tiranë.

Takimet e Fleckenstein me politikanët shqiptarë përkojnë me fillimin e grevës së PD-së në sheshin para Kryeministrisë, nisjen e Reformës në Drejtësi, si dhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit.

Fleckenstein ka theksuar se, nëse ka një zbatim të mirë fillestar të Reformës në Drejtësi, Brukseli do të procedojë me nisjen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë.

Krahas politikanëve, Fleckenstein do të takojë Avokatin e Popullit, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, shkruan TCH.

Sipas Fleckenstein, takimi i radhës, i shtyrë, i Komitetit ndërparlamentar me Shqipërinë do të jetë në Shtator, pasi ai nuk mund të mbahet përpara zgjedhjeve parlamentare të 18 Qershorit.

Share: