Nga Azem Parllaku
Sulmet ajrore të NATO-s, mbi instalimet dhe nfrastrukturën ushtarake serbe në Kosovë dhe Serbi, kanë zgjatur 78 ditë. Bombardimet filluan pas aksioneve të shumta të forcave serbe, djegieve dhe dëbimeve masive në vitin 1998 dhe pas dështimit të Konferencës së Rambujesë për një marrëveshje paqësore me Beogradin. Pasi dështuan edhe përpjekjet e fundit të ndërmjetësueit të atëherëshëm amerikan Richard Holbrooke, bombardimet filluan më 24 mars 1999 në orën 19:00.
Sulmet ndaj forcave serbe u ndërprenë më 10 qershor 1999, pasi një ditë më parë u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, me të cilën presidenti i atëhershëm i Republikës Socialiste të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, pranoi t’i tërheqë trupat nga Kosova. Nga bombardimet, sipas vlerësimeve serbe janë vrarë, rreth 1.200 – 2.500 ushtarë dhe civilë serbë. Janë shkatërruar në masë infrastruktura dhe objektet e ekonomisë serbe. Por janë goditur edhe ura, godina të mediave dhe objekte të tjera civile, si dhe kolona të civilëve, që në atë kohë u cilësuan si “dëme kolaterale”.
Serbia ka vlerësuar se dëmet e sulmeve të NATO-s kanë qenë rreth 29,6 miliardë euro.
Më 12 qershor u futën në Kosovë trupat ndërkombëtare. Në fillim kishte rreth 37 200 ushtarë nga 36 vende, 30 000 ushtarë ishin nga vendet e NATO-s. Ndërkohë sot në kuadër të KFOR-it, 4 500 është numri i ushtrëve të huaj në Kosovë.
Cila ishte flota luftarake të vendosura në dispozicion nga NATO, gjatë konfliktit të armatosur Serbi-Kosovë në vitin 1999?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës;
260 avionë, mes tyre avionë të paperceptueshëm nga radarët,
avionë bombardues me raketa të drejtuara,
avoinë gjuajtës të fshehtë,
avion gjuajtës dhe bombardues,
24 helikopterë Apach të destinuar për luftën kundër tankeve dhe mjeteve të tjera luftarake tokësore,
anije amfibe për transportim trupash,
2 kryqëzorë,
3 anije sulmuese dragamina,
2 nëndetse me predha të drejtuara,
Aeroplanmbajtësja “Teodor Rusvelt” në Adriatik me 63 avionë në bord.
Franca;
20-40 avionë, mes tyre avionë gjuajtës bombardues,
avionë për zbulimin e objektivave dhe transmetim të dhënash,
avionë për furnizim me karburant në ajër,
në gatishmëri luftarake Aeroplanmbajtësja “FOCH”.
Britania e Madhe;
20 avionë, mes tyre avionë gjuajtës bombardues,
avionë zbulues objektivash tokësorë me përmasa të kufizuara,
avionë të furnizimit me karburant në ajër,
1 nëndetëse me predha të drejtuara.
Kanadaja;
6 avionë luftarakë.
Gjermania;
14 avionë luftarak “Tornado”,
8 avionë me pajisje speciale për luftën elektronike dhe asgjesimin e mjeteve kundërajrore,
6 avionë zbulues objektivash.
Italia;
12 avionë luftarak.
Spanja;
6 avionë luftarak, mes tyre avionë për furnizim me karburant në ajër.
Turqia;
11 avionë luftarak gjuajtës bombardues.
Hollanda;
8 avionë luftarak.
Belgjika;
4 avionë luftarak.
Danimarka;
6 avionë luftarak.
Shqipëria;
me Ligjin Nr.8470, datë 07.04.1999, vendos në dispozicion të NATO-s, të gjitha kapacitetet aeroportuale.