Teksa data 18 prill shënon fundin e afatit ligjor për t’u regjistruar në zgjedhjet e qershorit, disa nga partitë e spektrit të djathtë dhe te majte kanë depozituar dokumentacionin ligjor për t’u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si subjekte të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit për parlamentin e ri.
Kryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi dhe kreu Partisë Aleanca Demokratike, Eduart Abazi, jane shprehur se kanë çuar pranë KQZ dokumentacionin ligjor për t’u regjistruar në zgjedhje, duke konfirmuar kësisoj pjesëmarrjen në garën e 18 Qershorit.
Po ashtu sipas Lapsi.al, krerët e 10 partive të djathta, aleate të Partisë Demokratike, thanë se do të referojnë dokumentet në KQZ brenda afatit të parashikuar në Kodin Zgjedhor. Ky zhvillim sigurisht vjen pas deklarates se Lulzim Bashes se aleatet e vegjel nuk do ti fusi ne listat e PD.
Por, ndryshe nga shumica e aleatëve, kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, pohoi se ende nuk ka një vendim nga opozita për regjistrimin në zgjedhje.
“Për regjistrimin në zgjedhjet e 18 Qershorit do të ketë një vendim të opozitës, por nuk do të ketë zgjedhje në 18 Qershor pa opozitën dhe me këtë qeveri”, tha Ndoka, në linjën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Krerët e Partisë Demokratike kanë paralajmëruar publikisht ne nuk do të ketë zgjedhje në 18 Qershor me Edi Ramën kryeministër dhe Saimir Tahirin në krye të Ministrisë së Brendshme, pra pa krijimin e një qeverie me bazë të gjerë, me pjesëmarrjen e opozitës dhe sigurisht ky vendim presupozon mos rregjsitrim ne KQZ.
Ne rrethin e partive te vogla jashte parlamentare ka kohe qe po qarkullon organizimi per dalje me vete dhe me Koalicion zgjedhor vecmas PS, PD dhe LSI, pavaresisht se kane hasur ne veshtiresi. Rregjistrimi i partive te djathta prane KQZ deshmon se mundesia e daljes me Koalicion te vecante te partive te vogla bhet me i mundshem.
Por nga ana tjeter një dështim i mundshëm i tentativës te PD për të prishur zgjedhjet, mund të shënojë fundin e ciklit politik të Partisë Demokratike, skenar i cili është reflektuar si shqetësim edhe nga deputeti Aldo Bumçi.
Regjistrimi i disa aleatëve të Lulzim Bashës në zgjedhje mund të konfirmojë edhe planin e Partisë Demokratike për t’u regjistruar brenda afatit ligjor, pavarësisht kushtit për qeveri teknike.
Në datën 18 prill do të marrin fund dilemat dhe paqartësisë lidhur me pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhje, gjithnjë nëse deri atëherë nuk do të ketë një zgjidhje për adresimin e kërkesave të opozitës.
Pika 1 i nenit 64 të Kodit Zgjedhor parashikon që çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve.
Neni 64 parashikon edhe dokumentacionin edhe dokumentacionin që partitë duhet të paraqesin për t’u regjistruar.
Afati për regjistrimin në zgjedhje
Neni 64
Regjistrimi i partive politike në zgjedhje
1. Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve.
2. Për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për çdo lloj zgjedhjeje, një parti politike duhet të paraqesë në KQZ:
a) vërtetimin që partia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë;
b) emrin, mbiemrin dhe adresën e kryetarit të partisë, i cili është personi i autorizuar për të paraqitur kandidatët;
c) emrin zyrtar, shkronjat nistore dhe adresën e partisë;
ç) specimenin e vulës së partisë;
d) emrin, mbiemrin dhe adresën e financierit të partisë; dhe
dh) emrin, mbiemrin dhe adresën e personit përgjegjës për komunikimin me KQZ-në.