Salla që do të priste një koncert muzike në Innsbruck anuloi sot organizimin e tij për shkak të natyrës së tij politike, njoftuan sot përgjegjësit e sallës nën kontekstin e një tensioni mes Turqisë dhe BE-së.
“Olympic Hall Innsbruck” përmendi si arsye informacione mbi organizimin e koncertit dhe të artistëve të pranishëm, Osman Oztunc dhe Gokhan Tekin.
“Këta muzikantë janë shfaqur hapur si nacionalistë turkë dhe mbështës të ekstremit të djathtë si dhe janë të afërt me Ujqërit Gri, një lëvizje nacionaliste turke radikale”, deklaroi kryeministri i shtetit të Tyrol (perëndim), Gunther Platter, duke shtuar se nuk do të autorizojë importimin në Tyrol të fushatës së referendumit turk.
Turqit do të votojnë më 16 prill mbi zgjerimin e pushteteve të presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Gjermania dhe Holanda kanë ndaluar përgjegjës turq të marrin pjesë në manifestime në mbështetje të këtij referendumi, duke shkaktuar zemërimin e Ankarasë.