Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i kërkon Presidentit Bujar Nishani të mos dekretojë emërimin e Fatmir Xhafajt Ministër të Brendshëm.
Nga çadra e protestës së opozitës në Bulevard, Basha ka thënë se Nishani do të ushtrojë në lartësinë e duhur detyrën e tij.
“Jam i sigurt se Presidenti do ta kryejë në lartësinë e tij detyrën kur të vendosë për dekretimin e Fatmir Xhafajt”, tha Basha për emisionin “Opinion”.
Pas emërimit nga kryeministri Edi Rama në postin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është përballur me sulme të ashpra nga opozita për shkak të një fotoje të tij me ish-diktatorin Enver Hoxha.