Home KRYESORE Basha pas takimit me Mogherinin, qeveria teknike zgjidhja

Basha pas takimit me Mogherinin, qeveria teknike zgjidhja

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë për mediat, pas takimit me Federica Mogherinin, është shprehur se kauza e qytetarëve shqiptarë ka mirëkuptim dhe mbështetje totale nga të gjitha krahët të cilët i kanë dashur dhe i duan të mirën Shqipërisë.

Basha ka shtuar se vetëm qeveria teknike sjell zgjedhje të lira e të ndershme. Sipas kreut të opozitës kjo kërkesë e opozitës është e vetmja rrugëdalje që ka Shqipëria sot.

“Ata që na kanë shoqëruar në 22 vite tranzicion e kuptojnë që Shqipëria nuk është një pacient me kollë që shërohet me shurup por një pacient me kancer që duhet të hyjë urgjent në operacion, prandaj duhet një pakt kombëtar që ta kryejmë këtë operacion nëpërmjet një qeverie teknike, çdo rrugë tjetër e çon vendin në humnerë”.

I pyetur nëse opozita do të marrë pjesë në Parlament në seancën e jashtëzakonshme të së hënës të thirrur nga Kryeparlamentari Meta pas takimit me Mogherinin, Basha u shpreh se nuk ka dhe nuk ka për të patur Parlament tjetër në qoftë se nuk zgjidhen kërkesat e opozitës.

Share: