Home KRYESORE Braçe: Do vini ju të LSI, apo të votojmë me deputetët e...

Braçe: Do vini ju të LSI, apo të votojmë me deputetët e Çadrës ne?!

Drafti ligjor për ekspertin fiskal, i depozituar nga deputeti i LSI, Gjovalin Kadeli ka hapur debate sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Shkak është bërë mungesa e Kadelit në Komisionin e Ekonomisë, ku ishte parashikuar të mbahej seanca dëgjimore me grupet e interesit.

Kryetari i Komisionit, Erjon Braçe u shpreh se është e patolerueshme që të mungojnë vetë propozuesit e draftit. Lidhur me draftin për ‘Ekspertin Fiskal’, Braçe shtoi më tej se; “Ky nuk është propozim i Këshillit të Ministrave, por është i LSI. Propozuesi që është Kadeli nuk ka ardhur në Komision. Nuk kam përse ta diskutoj kur ata nuk janë të pranishëm.

Propozoj tërheqjen pas të draftit”. Braçe foli edhe pas seancës dëgjimore, ku teksa dha një paralajmërim të qartë për Kadelin, theksoi edhe faktin se nuk pranon asnjë presion. “Nuk kanë ardhur propozuesit. Nuk mund të vazhdojmë më në këtë mënyrë. Ose të paraqiten në Komision ose do i kërkoj kryetarit të parlamentit të tërheqë draftin. Propozuesi ose do të vijë ose do të tërheqë draftin. Një gjë mund të them sot: Unë nuk pranoj asnjë presion”.

Komisioni i Ekonomisë mori në shqyrtim edhe huanë me qeverinë gjermane për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, por puna u ndërpre pas kërkesës së kryetarit të këtij komisioni. Po kështu u shty edhe votimi për pr/ligjin për ish të përndjekurit. Madje në një moment Braçe bën dhe këtë kërcënim të hapur pjesën që mungonte në Komision.

Sa i përket projektligjit të ish-të përndjekurve, kreu i Komisionit të Ekonomisë tha se nuk e kaluan në diskutim sepse nuk kanë kuorumin. “Pjesa tjetër e maxhorancës të vijë të miratoje draftin për ish të përndjekurit, ndryshe do detyrohemi ta votojmë me deputetët që janë në çadër”./shqiptarja/

Share: