Home KRYESORE Clinton paralajmëron rikthimin: Gati të dal nga “pylli” të ndihmoj kombin

Clinton paralajmëron rikthimin: Gati të dal nga “pylli” të ndihmoj kombin

Ish-kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton ka paralajmëruar rikthimin në skenën politike amerikane.

Pesë muaj nga disfata përballë republikanit Donald Trump, Clinton është shprehur do t’i japë fund “fshehjes në pyll” për të ndihmuar kombin e përçarë.

“Jam gati të dal nga pylli dhe të ndihmoj kombin e përçarë”, është shprehur Clinton.

Deklaratat e saj Clinton i bëri gjatë një takimi me komunitetin irlandezo-amerikan, në vendlindjen e babait të saj, Scranton në Pennsylvania, me rastin e festës së Shën Partrikut.

“Unë nuk besoj se duhet të lejojmë që ndasitë politike të ashpërsohen e të kthehen në ndasi personale. Ndaj ne thjesht nuk mund ta injorojmë dikë e t’i kthejmë kurrizin vetëm sepse nuk jemi politikisht dakord me të”, tha Clinton.

Pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale, Clinton u pa gjithnjë e më pak në media, ndërsa daljet e saj të shpeshta ishin shëtitjet me qenin e saj në Chappaqua në New York.

Share: