Home KRYESORE Debati për sigurinë ushqimore: Ku shkojnë mbetjet nga thertoret?

Debati për sigurinë ushqimore: Ku shkojnë mbetjet nga thertoret?

Ku shkojnë mbetjet nga thertoret? Ka qenë kjo një nga pikat kyçe të debatit të sotshëm në emisionin “Versus”. Këtë pyetje e ka ngritur vetë drejtori i AKU­-së, Dritan Sejko, i cili ia drejton atë Drejtorit të Shërbimit Veterinar në Ministrinë e Bujqësisë, Edi Ferro.

Ai ka replikuar duke thënë, që AKU-­ja i licencon këto thertore, gjë kjo e cila ka nxitur debat. Sejko i është kundërpërgjigjur duke i thënë që institucioni i AKU-­së mund t’i ketë licencuar, por ka të drejtë që të bëjë kontrolle vetëm të mishit dhe jo të kafshëve të gjalla. Këtë të fundit e ka për detyrë ta bëjë Drejtoria e Shërbimit Veterinar.

Share: