Ende mister pas sulmit terrorist në Londër që la pas 5 viktima. Shërbimet Inteligjente angleze “007”janë vënë vënë në shenjestër të akuzave pas sulmit terrorist në Londër, ku humbën jetën pesë persona së bashku me agresorin. Por a ishte i parashikuar sulmi?
Sipas “Tgcom24”, një postim në një forum online duket se ka parashikuar sulmin terrorist në Westminister. të paktën këtë bëjnë me dije përdoruesit e këtij forumi.
Sipas medias, sulmi ishte parashikuar në forumin “4chan”, e cila përmbante referenca ekzakte të vendndodhjes ku do të kryhej goditja shoqëruar me një foto me dy pistoleta.
Po kështu xhihadisti për disa ditë me rradhë ka qenë aktiv në chat në dhënien e sinjaleve.
Dyshimet për autorin
Mediat britanike njoftuan dje identitetin e sulmuesit qe vrau 5 persona dhe plagosi 40 të tjerë.
Por rreth tij ka ende shumë dyshime. Ai u identifikua si shtetasin Abu Izzadeen, zëdhënës i një grupi xhihadist, por të tjera burime, si edhe familja ka thënë se ai është në burg.
Për zbardhur identitetin e sulmuesit do të duhet të priten gjurmët e gishtave në telefonin celular dhe automjet.
Abu Izzadeen thuhet se ka lindur ne Britani dhe njihet si predikuesi i urrejtjes, dhe një mbështetës i zëshëm i Shtetit Islamik (IS, më parë ISIS / ISIL).
Ai thuhet gjithashtu se ka shërbyer si zëdhënës i grupit Al ghurabaa, një organizatë e ndaluar nga ligji i Terrorizmit ne vitin 2006.
Izzadeen mësohet se u bashkua me islamin ditën kur mbushi 18-vjeç, në 17 prill të 1993, duke e ndryshuar emrin e tij në Omar, ndonëse preferonte ta thërrisnin Abu Izzadeen. “Daily Mail” shkruan se 42-vjeçari flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe arabe. Me profesion është elektricist. Në vitin 1998 është martuar dhe ka tre fëmijë.
Pak orë më parë ai u qëllua për vdekje nga policia, pasi shpërtheu me makinë derën e parlamentit anglez, shtypi dhjetëra persona duke lënë të vdekur 2 prej tyre, ndërsa më pas theri edhe një polic, viktima e tretë.
Abu Izzadeen, nuk është i panjohur për policinë, pasi ishte dënuar për financim terrorizmi, ndërsa në YouTube qarkullojnë videot e tij teksa bën thirrje për vrasjen e politikanëve dhe policëve britanikë si të pafe.
Ai ka lindur më 18 prill 1975 në Hackney, Londrën Lindore, me emrin Trevor Brooks (djalë i një familjeje të krishterë me origjinë nga Xhamajka).
Por, pikëpamjet e tij ekstremiste nuk ishin sekrete, pasi ai kishte video ku shpjegonte se sa e rëndësishme ishte vrasja e jobesimtarëve, në mesin e të cilëve përfshin edhe kryebashkiakun e parë mysliman të Londrës, Sadiq Khan, me origjinë nga Pakistani.
Abu Izzadeen besohet se është radikalizuar pasi takoi islamistët e famshëm Omar Bakri Muhammed dhe Abu Hamza al-Misri në xhaminë e Finsbury Park-ut në vitet 1990.
Nga ajo kohë, angazhimi i tij me terrorin duket se u rrit. Ai përgëzoi kamikazët e sulmeve të 7 Korrikut 2005 (56 të vdekur në Londër) dhe shprehu dëshirën për të vdekur në mënyrë të ngjashme.
Ai u bë i famshëm pasi ndërpreu fjalimin e ministrit të dikurshëm, John Reid, gjatë takimit të tij të parë me myslimanët, kur Abu Izzadeen e quajti armik të islamit.
Pas kësaj ndërhyrje ai ishte herë pas here prezent në media. Gjatë një interviste ai sulmoi deputetët e parlamentit britanik dhe politikanëve të tjerë duke këshilluar se ata ishin të pafe dhe duhej të ndëshkoheshin.
Llogaritë e tij në median sociale janë bllokuar, por më parë ai postonte mesazhe qe nxisnin dhunë dhe e përshkruante vendndodhjen e tij si “shtëpia e luftës”/360grade.al