Home KRYESORE Dritare.net: Ja strategjia sekrete e PS-së për zgjedhjet

Dritare.net: Ja strategjia sekrete e PS-së për zgjedhjet

1.Mos i besoni analistëve dhe gazetarëve që shajnë Edi Ramën dhe qeverinë. Në shumicën e tyre janë të paguar nga Lulzim Basha dhe e bëjnë për të vënë gjoba. Dëshmia më e mirë e poshtërsisë së tyre janë shpifjet që kanë bërë për punën e shokëve ministra.

2.Mos besoni asgjë që thotë opozita. Hashashi është kërp me të cilin do bëhen thasë. Lul Berisha vetëm një fshesaxhi bashkie. Ndërsa disa çuna deputetë që ndodhen tani në burg, shumë shpejt do të shkruajnë poezi për të dëshmuar ça çunash me botë të pasur shpirtërore që janë, dhe do marrin statusin e të burgosurve politikë.

3.Duhet të inkurajojmë sa më shumë të burgosur të kohës së komunizmit apo kalamaj të tyre që janë në punë të qeverisë që të kerkojnë dënimin e komunistëve. Kështu gjithë ata pensionistët do të mblidhen grusht bashkuar rreth partisë dhe do ju duket lule 300 lekshi që ju shtuam pensionet.

4.Duhet të punojmë sa më shumë që të bindim njerëzit se ashtu si greket dhe spanjollët, emigracioni është mënyre punësimi.  Nuk kanë pse e kerkojnë punësimin gjithmonë nga qeveria dhe brenda vendit. Edhe fakti që qeveria i ka mbyllur gjithë mundesitë e punësimit këtu që të ikin jashtë, është një strategji e suksesshme e jona. Do na urojnë më pas kur të kuptojnë se është më mirë në Gjermani sesa këtu.

5.Ashtu si në rastin e shokut Saimir Tahiri që e hoqëm nga ministër për t’u marre me punët e zgjedhësve, ashtu edhe shqiptarët duhet ta kuptojnë se po i lemë pa punë që të kenë mundësi t’i kushtohen familjes.

6.T’i shpjegohet popullit se nuk po mbarojmë dot as bypasin e Fierit dhe Vlorës, apo lungomaren e Vlorës pasi gjithë fituesit kanë qenë agjente të Saliut që marrin lekët dhe ikin, ose miq te Ilir Metes që sabotojnë. Për rrugët e jugut mos e vrisni mendjes se po ja u bëmë, fillojnë dhe hedhin vickla dhe nuk na votojnë pastaj.

7.Nëse deri më sot kemi qenë të pakënaqur nga qeveria, është koha t’i thërrasim mendjes dhe të behemi grusht bashkuar rreth saj. Armiq të brendshëm dhe të jashtëm po i kërcënohen asaj për të zhdukur pavaresinë e vendit.

8.Qeveria duhet të nderhyjë kundër opozitës. Shoku Edi nuk duhet të tregohet aq shumë tolerant duke lejuar që autobuzi urban që kalon nga bulevardi, të ndërroje drejtim, vetëm se Lulzim Basha ka vendosur të vrasë veten.

9.Gjithashtu duhet përkrahur mendimi ndryshe në parti. Kjo do bëhet jo vetëm që t’i tregojmë popullit se Ben Blushi gënjente por është për të dëshmuar se kur demokracia ekziston brenda partise, nuk ke nevojë për votime popullore. Çështjet për të cilat do kritikohet udhehëqja duhet të jenë të tipit: “shoku Edi nuk duhet të punojë kaq shumë”, “udhëheqja duhet të ketë më shumë kujdes për shëndetin e saj”, “ju lutem rrisni rrogat e ministrave”, etj.

10.Qeveria duhet të marrë masa të numëroje sa më mire votat e LSI-së. Është e pamundur që ajo të ketë 230 mijë votues. Nuk janë më shumë se 300 vetë nga të cilët shumica të gënjyer.

11.Pasi populli të tregojë në votime se Ben Blushi nuk merr as votat e familjes se tij, drejtesia të hetojë sesi e ka venë pasurinë dhe ku i gjen leket për naftën që i hedh makinës

12.Të merren masa që Shpetim Idrizi të bashkohet me PS-në pas zgjedhjeve të qershorit. Këtë duhet ta bëjë ai vetë me një kongres të jashtëzakonshëm. Kundërshtarët t’i vari tek pishat e reja që do mbjellim në vend të palmave qe u thanë në autostradë.

13.Pasi të kemi eleminuar këtë problematikë, duhet të analizojmë sjelljet e shumë anëtarëve dhe shokëve që janë treguar tolerantë ndaj armiqve. Revizionizmi është më i rrezikshëm se armiku i hapur.  Prandaj të identifikohen të gjithë kundërshtarët e reformave në arsim, shëndetësi, drejtësi dhe energji.

14.Brenda mandatit të dytë, PS duhet të bëjë kushtetutën e re e cila e sanksionon rolin udhëheqës të partisë në shoqëri. Partitë e çamëve të Idrizit, tironsve të Bamirit dhe kështu me rradhë sipas gradës së besnikërisë, t’iu jepen nga 1 deri në 2 kuota deputetësh në kuvend, gjithmonë nga rradhët e PS-së./dritare.net

Share: