Home KRYESORE Eli Fara tregon arsyen pse nuk u martua më

Eli Fara tregon arsyen pse nuk u martua më

Eli Fara njihet si një nga këngëtaret më të bukura shqiptare, edhe pse vitet ikin ajo mbetet ere. Fara është nënë e një vajze, Marinës Fara, që është bërë gjithashtu personazh i njohur per shkak te jetes ekstrafagante qe ben dhe, që Eli e ka lindur kur ishte shumë e re në moshë.

Martesa e saj me të atin e vajzës përfundoi shpejt dhe që nga ajo kohë Eli Fara, nuk është rimartuar duke vendosur të jetojë vetëm me vajzën dhe t’i kushtohet muzikës.

Konica.al ka sjellë një rrëfim mbi jetën e Eli Farës, e cila ka treguar edhe pse nuk është martuar më.

Fakti që lëviz shumë nëpër koncerte, që pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në avionë e në hotele, mendon se një lidhje është e vështirë për t’u mbajtur, thote Eli Fara duke shtuar se, pastaj ekziston dhe shija e zhgënjimit, që dhe pse zhbehet me kalimin e kohës, ka vënë rrënjë në shpirt. Por, sipas Elit, edhe personi i duhur nuk i ka ardhur.

“Po sikur t’më binte prapë diçka zhgënjyese, ti bija kokës me grushte, pastaj”, – thotë dhe përsërit refrenin, se më mirë të rrish vetëm, sepse administron si nikoqire, prioritetet e jetës dhe, nëse ato janë fëmija, karriera dhe kujdesi për veten, Eli ka bërë një punë të mirë.

Share: