Prej disa orësh në internet po qarkullon një foto shqetësuese e publikuar në faqet e progandës xhihadiste. Fotoja përmban një montazh të Ëestminster, që arrin në Milano. Në zemër të Milanos, përkatësisht në sheshin e Duomos.
Në foto dallohen qartësisht tre imazhe, në qendër të vëmendjes është Ëestminster dhe Muzeu i Dumos, pas tyre imazhi i sulmuesit në Londër Khalid Massod, teksa ekipet e shpëtimit përpiqen ta mbajnë në jetë, pasi u qëllua nga forcat e sigurisë në Londër. “Bëni xhihadin tuaj, edhe nëse jeni në Europë”, shkruhet mbi foto në gjuhën angleze.
Thirrja tregon qartë se tashmë nuk ka më nevojë për armë dhe eksploziv, pasi strategjia ka ndryshuar, nga sulmi në sulm po praktikohet gjithnjë e më tepër “makina xhihad” ose xhihad me makinë./360grade.al