Evropa në alarm nga sulmet terroriste. Mediat italiane raportojnë për masat e forta të sigurisë lidhur me rrezikun e sulmeve të mundshme terroriste nga ISIS në Evropë.
Sipas mediave, terroristët po largohen për shkak të humbjeve të ISIS-it në Siri dhe Irak, dhe janë duke u përpjekur që me anë të rrugëve ballkanike të arrijnë në Evropë me qëllim për të kryer vrasje.
Mediat italiane, referuar burimeve shkruajnë se Bashkimi Evropian i ka blinduar kufijtë, sidomos pas rastit të fundit në aeroportin e Parisit ku një terrorist kishte synuar të vriste ushtarë, policë e pasagjerë.
“Të gjitha forcat e sigurisë së BE-së janë rritur në masë të madhe, dhe tema e terrorizmit do të diskutohet edhe nga të gjitha vendet anëtare në Romë, ku do të takohen për të festuar 60 vjetorin e themelimit të BE-së”- shkruajne mediat italiane.
Sipas tyre, afrimi lidhet me humbjet e betejave në vendet ushtarake, dhe dështimin që pritet të ndodhë në Mosul. Pas tyre, udhëheqesit e vendeve islamike pritet të dërgojnë ushtarë në vendet e Evropës Perëndimore me qëllim kryerjen e sulmeve të tjera.
“Shenja janë që ekstremistët janë duke u përpjekur për të arritur në Evropë, e në veçanti duke lëvizur përgjatë rrugëve të Ballkanit, ku mund të hasin edhe në mbështetje”.