Home KRYESORE Forum për Investimet në Energjinë e Rinovueshme në Londër

Forum për Investimet në Energjinë e Rinovueshme në Londër

Në Shkurt Qeveria Shqiptare aprovoi Ligjin për mbështetjen e prodhuesëve të Energjisë së Gjelbër, sic quhet ndryshe Energjia e Rinovueshme.

Bashkimi Europian dhe vende të tjera, të shumta, kanë dedikuar fonde të konsiderueshme për prodhimin e Energjisë së Rinovueshme.

Pikërisht këto fonde përdoren në investime sa më të sigurta në kthimin e investimit. Prandaj miratimi i Ligjit për prodhimin dhe manaxhimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e shumë investitorëve që dëshirojnë të diskutojne konkretisht si mund të realizohet investimi në realitet në bashkëpunim me kompanitë Shqiptare.

Regjistrohuni të merrni pjesë që të reklamoni projektet tuaja përpara investitorve dhe broker-ave në Londër në Forumin e Energjisë së Gjelbër për Shqiperinë të mbështetur nga kompania prestigjoze ligjore Shakespeare Martineau si edhe nga Ambasada e Shqipërisë në Britaninë e Madhe dhe nën kujdesin e vecantë të Lord Watson of Richmond.

Data: E Enjte 27/04/2017, Vendodhja: Grange City Hotel London

Regjistrohuni Këtu

Tel: 04 2341020 or 069 4031007

Share: