Nga Denis Dyrrnjaja
Në komunizëm njerëzit dënoheshin, denigroheshin dhe persekutoheshin në emër të moralit, moralit komunisto/proletar.
Sot po i kërkohet Presidentit pse nuk veproi në emër të moralit për rastin e Fatmir Xhafës, por veproi në bazë të ligjit. Ndër shqiptarë ka ndryshuar sistemi, por jo mendësia.
Njerëzit ende vijojnë të linçohen publikisht për biografi, reminishencë e së kaluarës diktatoriale!
Presidenti veproi drejtë në këtë rast!
Mes moralit dhe ligjit gjithmonë duhet të prevalojë ligji, sepse mbi moral mund të veprosh drejtë por edhe padrejtësisht. Diktatura tregoi se mbi bazën e moralit të shndërruar dhe justifikuar shpesh edhe me ligj u shtypën, pushkatuan dhe persekutuan mijëra vetë.
Përsëritja e të njëjtit gabim në formë dhe përmbajtje të ndryshme është edhe më e rëndë!