Home KRYESORE “Gjakftohtësia”, roli i Kadri Roshit që nuk u pa kurrë në ekran...

“Gjakftohtësia”, roli i Kadri Roshit që nuk u pa kurrë në ekran (video)

Në vitin 1980 regjisori Kujtim Çashku, pas filmit “Ballë për ballë”, mori përsipër një tjetër vepër nga krijimtaria e Kadaresë, “Gjakftohtësia”, skenarin e të cilit, mbi motivet e Kadaresë, e kishte shkruar  Bashkim Shehu. Një nga rolet e shumtë të filmit, Çashku ia besoi aktorit të madh Kadri Roshi, të cilin e kishte pasur edhe në filmin e mësipërm. Në AQSHF gjenden vetëm dy akte nga ky film, një njërin prej të cilit shfaqet aktori Kadri Roshi, me Drita Pelinkun. Në film interpretonin edhe të tjera emra të shquar si Bujar Lako, Reshat Arbana, Guljelm Radoja, Rikard Ljarja, etj  Ky film u ndalua, për shkak të vetëvrasjes së kryeministrit dhe dënimit të gjithë familjes Shehu. Pse lexuesit po shfaqim, për herë të parë moment nga ky film, ku, edhe një herë tjetër shfaqet madhështia dhe interpretimi i aktorit të madh Kadri Roshi e partneres së tij, Drita Pelinku. Regjisori Kujtim Çashku e angazhoi më pas aktorin e madh Kadri Roshi në filmin e radhës, “Pas vdekjes”, në rolin e Adhamudhit. Po ashtu edhe në filmin e fundit “Kolonel Bunker” (1996). Për ilustrim është përdorur muzika e filmit “Dora e ngroht딓360grade.al” Media

Share: