Home KRYESORE Gjermani, anulohet një tjetër manifestim elektoral në prani të një ministri turk

Gjermani, anulohet një tjetër manifestim elektoral në prani të një ministri turk

Policia gjermane njoftoi sot anulimin e një manifestimi tjetër politiko-elektoral në mbështetje të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Hamburg, në veri të Gjermanisë, vendimi i katërt i këtij lloji, në sfondin e tensioneve gjermano-turke.

“Manifestimi i parashikuar për të martën, në prani të ministrit turk të Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu, u anulua nga bashkia e Hamburgut për shkak të defekteve në sistemin kundër zjarrit të sallës ku do të zhvillohej takimi”, njoftoi policia e Hamburgut.

Share: