15 vjet më parë Ermal Rrapushi, sapo kishte mbaruar liceun artistik. Vlora, qyteti i tij, iu shkatërrua para syve. Dhe bashkë me të edhe ëndrra për tu bërë piktor.
Rruga më e zakonte për vlonjatët e ’97-ës, ishte rruga për në varreza. Ndaj djali zgjodhi detin. Për të ikur njëherë e përgjithmonë. Iu lut shumë të ëmës të mos e shoqëronte në atë udhëtim. Nuk e donte me vete.
Por ajo nuk e dëgjoi. Nënë e bir hipën bashkë në Katerin e Radës, atë pasdite të 28 marsit ’97. Ermali 18 vjeç dhe nëna e tij Teferi Saliu. Dritare.net sjell intervistën që Ermal Rrapushi, dha për Rudina Xhungën në 28 mars, 2011.