Home KRYESORE Idrizi: Rama nuk me jep këshilla, Jam unë i qe i jap...

Idrizi: Rama nuk me jep këshilla, Jam unë i qe i jap atij! Ndaj Kauza Çame është larg zgjidhjes…!?

Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Uniteti, Shpëtim Idrizi teksa ishte i ftuar në studion e ‘Natë me Xhaxhiun’ në “News 24”, theksoi se PDIU i ka idetë e qarta se më kë do të bashkëpunojë dhe bëjë koalicion për zgjedhjet e 18 qershorit.

“Besoj se marrëveshja do ndodh shumë më shpejt. I kam caktuar idetë dhe kushtet e punës për ngjyrat tona programore. Pjesa tjetër varet nga rezultati që ti ke. Por siç e kemi bërë dhe herë tjetër, e di shumë mirë nga e nisim; nga mbështetja e çështjes çame. Ajo nuk është më retorikë, është dosje qeveritare.”, tha Idrizi, por pa e konkretizuar me fakte një gjë te tille!

Nga ana tjetër ai sqaroi se kryeministri Rama nuk i ka dhënë këshilla, por ato çka ky i fundit i ka kërkuar dhe ne fakt ndaj duket se çështja çame është me larg se kurrë zgjidhjes se saj midis Greqisë dhe Shqiperise

“Për mbështetjen e që kemi marrë nga kjo maxhorancë dhe për një filling shumë të drejtpërdrejtë, pasi nëse deri dje kur fliste Athina zyrtare heshtej, sot është treguar dinjitet më i madh për çështjen çame. Kjo është për t’u përshëndetur. Për çështjen çame ne nuk presim. Nuk dimë, nuk mundem të jap ekspertizën më të mirë. E dimë vetë. E kemi ekspertizën vetë. Do marrim mbështetje në raport me mbështetjen.”, theksoi ai duke demonstruar qartazi se nuk ka kuptuar asgjë nga ajo qe po ndodh.

E gjithë retorika e ashpër e Tiranes ndaj Athinës per menyren e gabuar me te cilën është qasur, ajo i ka dhëne mundësi vete Athinës te justifikohet ne Bruksel dhe Washington për fanatizmin e saj te pajustifikuar dhe absurd.

Tashme duket se edhe ne Bruksel edhe ne Washington po besojnë se fanatiket janë ne Tirane dhe Ankara e jo ne Athine! Kjo gje nuk është aspak e vërtete, por ka ndodhur thjeshte për interesa te vogla elektorale dhe te pushtetit te një partie.

Ky zhvillim aspak i duhur, për fat te keq ka sjelle dhe nje distancim te panevojshëm midis pakicës greke dhe Komuniteti çam kur tashme modeli i kësaj Pakice ne Shqipëri duhet marre si modeli i duhur për një Pakice te nesërme Çame ne Greqi.

Komuniteti çam tashme e ka te qarte se kush e ka me te vërtete zgjidhjen e Kauzës se drejte Çame dhe këtë me siguri do ta vërtetojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare kur ne gare kundrejt këtij Komuniteti punëtor do jete ne gare pervec PDIU, edhe Aleanca Popullore e Artur Dojakes.

Share: