Home KRYESORE Ilir Cani thotë: Ndjehem me Fat!

Ilir Cani thotë: Ndjehem me Fat!

Nga Era Cela

Është nga një qytet shumë i vogël Përrenjasi, por kjo nuk e ka penguar aspak Ilirin që me talentin e tij të eci përpara për të bërë ëndrrën e tij realitet dhe të bëhet një kengetar i njohur në muzikën rrok.

E kam fjalën për një ndër këngëtarët më të rinj të tregut muzikor, Ilir Cani i cili dy dite më parë ka sjellë klipin e tij të dytë në tregun muzikor me titull “Ndjehem me Fat “. Ky klip vjen pas suksesit të klipit të parë “Imazhin tënd jetoj”, një titull ky shumë kuptim plotë .

Vetë Iliri në një intervistë për përqasje.com thotë se titulli I kushtohet të gjithëve atyre të zhgënjyerve nga dashuria dhe që jetojnë në kujtimet të tyre.

Iliri flet gjithashtu se është në hapat e parë të karrierës së tij të sapo nisur, por pas këtij klipi do të ketë dhe shumë të tjerë po në muzikën rrok ku nuk ka ndërmend të ndërrojë rrymë muzikore . Ne i urojmë Ilirit shumë suksese.

Kush është Ilir Cani një prezantim për veten?

Quhem Ilir Cania nga Kotodeshi, Bashkia Prrenjas. Kam mbaruar gjimnazin në qytetin e Prrenjasit. Aktualisht jam student i Gjuhë- Letërsisë në Elbasan. Për momentin jam midis Tiranës dhe Përrenjasit. Jam edhe tekst shkrues i këngëve të mia. Rryma e Rapit do jetë muzika ime dhe, në mënyrë edukative trajtimi i temave sociale të ndryshme… Idhulli dhe arsyeja që jam këngëtar sot është frymëzimi im,i cili ka qenë edhe do mbetet i madhi Dr.Flori…

Sa Vite ke që merresh me muzikë?

Kam 5 vjet që merrem me muzikë, megjithëse qe kur isha në shkollë merresha me aktivitete të ndryshme muzikore.

Muzikën e keni pasion apo të trashëguar?

Jo, muzikën e kam pasion. Që kur isha i vogël dhe pse askush nga familja ime nuk është marrë kurrë me muzikë. Megjithatë për mua familja janë krahu i djathtë dhe që më mbështesin në cdo projekt timin.

Ju keni publikuar klipin tuaj me titullin “Me imazhin tënd” një këngë e dedikuar kjo, ose me mire pse ky titull ?

Po kënga me titullin me “Imazhin tënd jetoj” është një këngë e dedikuar për të gjithë zemrat e lënduara ose të zhgënjyera nga dashuria, pra është një këngë e dedikuar në përgjithësi, jo ndonjë personi në veçanti.

Cilët janë bashkëpunëtorët e klipit tuaj?

Bashkëpunëtorët janë: Teksti Ilir Cania… Muzika Dhe Orkestrimi: Joniad Banushi. Videoklipi nga Agjensia Mediatike Swart… Projekti i Realizuar po nga Swart… Ideja … e gjitha e kengetarit.

Cilët janë planet e tuaja në të ardhmen ?

Unë sapo nxora klipin tim të dytë me Titullin “Ndjehem me Fat “, kështu që do të shijoj pak suksesin e tij dhe më pas do të mendoj për projektin e radhës gjatë verës pse jo .

Me çfarë merreni për momentin ?

Për momentin jam duke u marrë me koncerte brenda dhe jashtë vendit.

A do të ndryshoni rrymë në muzikë apo do të vazhdoni këtu ku jeni?

Jo nuk do të ndryshoj,do të vazhdoj të mbetem te Rroku.

swart1Më thuaj dy tiparet tuaja më të forta ?

Tiparet me të forta të miat janë: që arrij ti dalloj njerëzit me bisedën e parë,,,dhe jam shumë kokëfortë e këmbëngulës, në atë çfarë dëshiroj deri në realizim të saj. Jam shumë këmbëngulës dhe, asnjëherë nuk i lë gjerat pas-dore, por i çoj deri në fund…

Preferon det apo mal ?

Preferoj Det…!

Share: