Home KRYESORE Kanos me armë bashkëshorten, ndërhyn policia dhe i shpëton jeten

Kanos me armë bashkëshorten, ndërhyn policia dhe i shpëton jeten

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në sajë të ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve të specializuara, mbrëmjen e djeshme kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të pasojave të rënda si rezultat I një konflikti familjar.

Më të marrë njoftim uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, të cilët në kohë rekord kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin, konkretisht shtetasin:

• Zek Prenga 44 vjeç, banues në Thumanë, Krujë.

Prenga, dyshohet se më datë 26.03.2017, në basnesë, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri, automatik, bashkëshorten e tij, shtetasen V.P. 47 vjeçe.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe sekuetruan në cilësinë e provave materiale:

• një armë zjarri automatik AK 47,;
• 80 copë fishekë model 56;
• një thikë e dyshuar si armë e ftohtë, të cilët i mbante pa leje.

I arrestuari është person me preçedentë penalë të mëparshëm për dhunë në familje.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 84, 278/2 dhe të Kodit Penal.

Share: