Home KRYESORE Klajda Gjosha: Nuk është sekret duam Ilir Metën Kryeministër!

Klajda Gjosha: Nuk është sekret duam Ilir Metën Kryeministër!

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, deklaron se LSI kërkon që Ilir Meta të jetë Kryeministër i ardhshëm i vendit. Gjatë një prononcimi për një televizion lokal në Pogradec, Gjosha ka theksuar se Meta është njeri i dialogut dhe faktor konstruktiv në politikën shqiptare.

“Nuk është sekret që ne duam që Meta të jetë kryeministër. Ai është njeri që i ka dhënë shumë dialog dhe konstruktivitet politikës shqiptare”, tha ministrja e LSI­së.” – thote Gjosha qe bëri thirrje që shumica të ndalë arrogancën dhe t’u shërbejë më mirë qytetarëve të vendit.

“Ne duhet të ndalim arrogancën dhe t’i rikthehemi një politike që e duan njerëzit dhe që i shërben njerëzve dhe popullit shqiptar. Unë jam e sigurt që me gjithë entuziazmin që mbizotëron kudo në Shqipëri sidomos me atmosferën që gjeta me gratë dhe vajzat e Pogradecit besoj se ne do të arrijmë ta bëjmë ilir Meten Kryeministër, ashtu siç do të mundësojmë që LSI të jetë forcë e parë”, tha Gjosha.

Share: