Home KRYESORE Kongresmeni amerikan: Rrezik rus për Maqedoninë

Kongresmeni amerikan: Rrezik rus për Maqedoninë

Rep. Peter Roskam, R-Ill., speaks on Capitol Hill in Washington, Wednesday, Sept. 17, 2014, during a House Select Committee on Benghazi hearing on the implementation of the Accountability Review Board recommendations. (AP Photo/Carolyn Kaster)

Rusia mund të përfitojë nga paqëndrueshmëria politike në Maqedoni për të tentuar rimarrjen e një pjese të territorit të Ballkanit që humbi pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik.

“Paralajmërimi vjen nga kongresmeni republikan, Peter Roskam. Më e pakta që mund të bëjnë rusët është roli provokativ”, tha ligjvënësi amerikan për “Washington Examiner”.

“Duket se kjo është loja e vjetër e Moskës: të krijojë përshtypjen e rreme të trazirave ose t’i shfrytëzojë në maksimum kur ato ekzistojnë vërtet”, shprehet ai.

Në rastin aktual, Maqedonia është e pastabilizuar dhe rusëve po u pëlqen të nxjerrin përfitim nga vështirësitë e saj. “Komentet e Moskës mbi gjendjen në Shkup janë saktësisht të njëjta me fjalët që dëgjuam nga rusët përpara pushtimeve të tyre në Osetinë e jugut apo Donetsk dhe në disa pjesë të Gjeorgjisë e Ukrainës”, kujton kongresmeni.

“Ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë kishte për qëllim mbështetjen e liderit pro-rus të saj, i cili do të zëvendësohej nga një qeveri e prirur drejt Perëndimit. Nuk e di cilat janë planet e Kremlinit”, vazhdon ligjvënësi, “por nëse e shkuara mund të shërbejë si prelud, atëherë duket se kjo është ajo lloj klime kur rusët mund të thonë: ‘tani, ne zgjedhim të lëvizim’”./top Channel

Share: