Home KRYESORE Kosova mbijeton si shtet pse dëshiron SHBA, jo pse dëshiron Turqia!

Kosova mbijeton si shtet pse dëshiron SHBA, jo pse dëshiron Turqia!

Nga Lis Bukuroca

Në krejt Europën Perëndimore kritikohet çdo ditë rrënimi i demokracisë në Turqi. Ministrit turk iu ndalua fjalimi në një qytet të Gjermanisë, ku kishte ndërmend të propagandojë sulltanatin e Erdoganit.

Më shumë se 40 % e turqve nuk pajtohet me despotizmin e Erdoganit. Nëse një gazetë shqiptare kritikon abasadën turke, menjëherë ngrihen dhe bërtasin: A nuk na njohu Turqia ndër të parat?

Thua se njohja turke ishte kusht për ta mbyllur gojën gazetarët shqiptarë. Nëse për Turqinë duhet ta anulojmë liritë dhe të drejtat e njeriut, çfarë duhet të sakrifikojmë për SHBAt, që na çliroi, që na lejoi ndërtimin e shtetit dhe me Bonsteelen, na garanton ekzistencën dhe mosshkuarjen në Bllacë dhe Kukës?

Turqia për njohjen është paguar me ndërmarrje që i janë shitur lirë, por si falenderuam Gjermaninë, Francën, Anglinë e dhjetëra shtete tjera, të cilët pa asnjë interes, pranuan dhe mbështesin Kosovën.

Nëse Turqia për njohjen kërkon zhbërjen e demokracisë, atëherë le ta tërheq njohjen. Kosova mbijeton si shtet pse dëshiron SHBA, jo pse dëshiron Turqia!

Për ne më e rëndësishme është demokracia se sa miqësia me Turqinë. Me shtet ligjor inkuadrohemi në BE, me despotizëm osman, askund!

Share: