Revista Globus shkruan se situata politike në Maqedoni nuk është shkaktuar vetëm nga faktorë të brendshëm. Sipas Globus situata është reflektim i interesave gjeopolitike që kanë të bëjnë me ndërtimin e naftësjellësit “Rrjedha Turke” që duhet të kalojë nëpër Maqedoni për të arritur deri te vendet e Europës Qendrore dhe Perëndimore
“Për shkak të gjitha interesave tej-profitabile, në Maqedoni gjithçka është e mundur. Konflikti eventual lehtë mund të zgjerohet në gjysmën e Ballkanit dhe të përfshijë Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, e madje edhe Greqinë e Bullgarinë. Edhe Kroacinë në anën shqiptare, anën e NATO-s”, shkruan Globus.
Kjo revistë shkruan se në Maqedoni janë gërshetuar interesat e Perëndimit dhe Rusisë, e cila mbështetet nga Kina.
“Pekini dhe Moska llogarisin në të njëjtin korridor, prandaj dëshirojnë që në pushtet në Shkup të mbetet opsioni i tyre miqësor i Nikolla Gruevskit. Prandaj, sipas gjitha gjasave, deri sa zgjat kriza do të emetojnë porosi se maqedonasve u ofrojnë paqe dhe prosperitet, për dallim prej Perëndimit, qëllimi i të cilit është shkatërrimi i Maqedonisë dhe krijimi i Shqipërisë së Madhe”, shkruan Globus.