Home KRYESORE Kur ekonomia i tregon “rregullat” politikës

Kur ekonomia i tregon “rregullat” politikës

Ne, ekonomistët, kur jemi përballë një ngjarje, mundohemi ta analizojmë atë, gjithnjë, në kuadrin e shkencës ekonomike, nën okelion e raportit ekonomi – politikë dhe të ndërsjellës së saj politikë – ekonomi, që nuk mund të ndahen me thikë.

Është vërtetuar se ndarja dhe bashkimi ndodhen, pikërisht, në një “pikë” të vetme.

E parë në këtë këndvështrim, protesta e nisur më 18 shkurt 2017, synon që:

Çështjet që i interesojnë qytetarit vijnë të parat, ndërsa partia/koalicioni/lideri dhe lidërshipi vijnë të dytët;

Përkrahësit/qytetarët kërkojnë informacion dhe jo udhëzime për brohoritjen e përkrahësve;

Informacioni, në mënyrë të besueshme dhe objektive, kërkon të kapërcejë mosbesimin e përkrahësve te politikanët që udhëheqin protestën;

Kufizimi i përdorimit retorikës partizane, e bën atë të duket diçka më shumë e rëndësishme dhe duket nga theksimi i rolit të institucionit të zgjedhjeve të drejta dhe të lira, si zë i pavarur i përkrahësve/qytetarëve;

Theksimi se institucioni i zgjedhjeve të drejta dhe të lira është garanti që premton se do t’i mbajë të përgjegjshëm politikanët premtues në vitet që vijnë;

Përkrahësit/qytetarëtkërkojnë që institucioni i zgjedhjeve të drejta dhe të lira të përfaqësojë interesat e tyre;

Veprimi politik i institucionit të zgjedhjeve të drejta dhe të lira bën që qytetarët jenë, gjithnjë, përkrahës;

Pikërisht, ky lloj informacioni mbetet kyç për rritjen e pjesëmarrjes në protestë.

Sikundër u pa aq mirë më datë 18 shkurt, përkrahësit/qytetarët arrihen më mirë në takimet ballë për ballë.

Dhe ky fakt tregon se veprimi politik është më efektiv kur adreson shqetësime të veçanta të përkrahësve/qytetarëve, kur synon një mbështetje për një rrugëzgjidhje të përgjithshme që priret t’i përshtatet të gjithë qytetarëve.

Përse kemi arritur në këtë gjendje ekonomike, sociale dhe politike?

Shumë thjesht.

Pothuajse më shumë se dy dekada të reformave politike dhe ekonomike, kanë lënë një trashëgimi të përzier në Shqipëri dhe, për këtë arsye, vitet e fundit, erozioni i klientelizmit është shumë larg nga ajo që deklarohet, që nga ajo kohë kur proçesi zgjedhor mund të abortohet në shumë hapa gjatë rrugës së tij.

Arsyeja kryesore është se, shtrirja e organizatave dhe trashja e jetës shoqëruese nuk janë të mjaftueshme për praktikat e reja demokratike për t’iu afruar masave popullore.

Hapjet e mundësisë në strukturat politike, veçanërisht, ndryshimet në veprimet e shtetit dhe politikës, duhet t’i paraprijnë dhe të shoqërojnë rritjet e veprimtarisë organizative për forma më autonome të veprimit politik për t’iu afruar masave popullore.

Natyrisht, influenca nuk rrjedh vetëm nga lart poshtë.

Sepse, sapo organizatat dhe aktorët e rinj politikë zenë hapsirat e siguruara nga hapjet në institucionet shtetërore, ato kanë një epërsi më të madhe mbi vendimet e aktorëve shtetërorë dhe jenë më në gjendje për të kufizuar veprimet e shtetit.

Më pas, organizatat dhe individët do të mund t’i japin shtysën politikave dhe reformave që rrisin interesin e tyre si dhe kapacitetet për të vepruar.

Por një veprimtari e tillë, veçanërisht, në qoftë se shoqërohet nga mobilizime kolektive të përhapura, mund ta çojnë shtetin të reagojë me anë të mbylljes së mundësive politike dhe kufizimit të veprimit politik autonom.

Megjithëatë, mundësitë për pjesëmarrje në gjendjen e tanishme në Shqipëri, në të gjitha pikëpamjet, tregojnë se janë më të mëdha se më parë dhe kështu proçesi i ndryshimit të qeverisjes kërkon të lëvizë përpara.

Pavarësisht se si shprehen analistë dhe veprimtarë në hapsirën e medias dhe në publikun e gjërë, kuptohet se të gjithë kanë vetëm një dëshirë: zgjedhje të drejta dhe të lira.

Mungesa e tyre edhe njëherë, do të kërkojë tjetër zgjidhje që ka vetëm një zgjedhje që askush nuk mund ta parashikojë se si do të jetë.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: