Home KRYESORE Majko: Qeveria teknike s’jep zgjidhje. Shqetësimi për zgjedhjet, real.

Majko: Qeveria teknike s’jep zgjidhje. Shqetësimi për zgjedhjet, real.

Ish-kryeministri Pandeli Majko deklaron se PS dhe PD duhet të reflektojnë, pasi gjithë klasa politike sipas tij ka përgjegjësi për krijimin e historisë së të paprekshMëve.

“Ne nuk kemi pasur dhe nuk do kemi problemin me mënyrën se si mund të qeverisin politikanët. Politikanët janë njerëz që mund të gabojnë. Problemi që ka pasur Shqipëria është që kur është gabuar nuk është vepruar, sepse kjo është drejtësia dhe përfaqësuesit e saj. Duhet thënë që ne kemi krijuar një histori të paprekshmish në politikën shqiptare, sepse ne kemi emëruar gjykatësit. Tani sistemi ka ndryshuar dhe ç’është më e rëndësishmja ka ndryshuar edhe me votat e opozitës”, deklaron Majko.

Majko thotë se qeveritë teknike nuk u kanë dhënë asnjëherë zgjidhje problemeve në Shqipëri dhe nënvizon se reforma në drejtësi është një operacion jo vetëm për një palë zgjedhje.

“Nuk mund të vish në dialog me një qeveri duke thënë se dialogu fillon nga largimi yt. Të dyja palët kanë vend për të reflektuar. Qeveria teknike duhet rishikuar në kuptimin më të mirë të fjalës. Ajo nuk i ka zgjidhur asnjëherë problemet”, thotë MajkO.

Sa i përket shqetëzimit për zgjedhjet, Majko tha: “Shqetësimi për standardet e zgjedhjeve. Besoj se është absolutisht real. Çdo opozitë e ka këtë problem dhe mendoj se në tryezën e bisedimeve ky problem mund të zgjidhet”./diita.al

Share: