Home KRYESORE Mazhoranca i ka votat për Presidentin e ri? Reagon Dule: Me lekët...

Mazhoranca i ka votat për Presidentin e ri? Reagon Dule: Me lekët e hashashit…

Opozita ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga Kryeministri Edi Rama, se mazhoranca i ka votat për zgjedhjen e Presidentit të ri, por se kërkon një emër që të ketë mirëkuptimin e të gjitha palëve.

Është kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule i cili ka ironizuar këto deklarata të Kryeministrit Rama. Sipas Dules, Rama lejoi shndërrimin e vendit në Kanabistan që të ardhurat t’i përdorë për të blerë zgjedhjet.

“Problemi me kryeministrin është se ende përpiqet që të bindë veten se gëzon shumicën. Mund të ketë formalisht një shumicë që i jep statusin e partisë por ajo që është e sigurtë është diskonkordanca me besimin në qeveri. Qytetarët çdo ditë distancohen nga qeveria e dështimit perfekt. Me këto qëndrime sjell një stuhi në çdo drejtim.

Rama duhet të konceptojë se le një gjurmë negative. Precedentin e krijon vetëm ai. Në bazë të raporteve të OSBE-së zgjedhjet e 2015-s që adiministrohen nga Rama ishin hapa mbrapa. Zgjedhjet e zhvilluara në Dibër, Korcë apo Ersekë vetëm të tilla nuk mund të konsiderohen. Në 2013-n blerja e votës ishte fenomen në dukje, ndërsa në Dibër ishte fenomeni kryesor. Rama lejoi shndërrimin e vendit në Kanabistan që t’i investojë të ardhurat në blerjen e zgjedhjeve.

Rama po bëhet pengesë kryesore për anëtarësim në Europë. Shqipëria duhet të dalë nga harta e blerjes së zgjedhjeve. Opozita është në kahun e duhur dhe po bën çmos që të mbrojë procesin zgjedhoR,” tha Dule.

Share: