Home KRYESORE Mësimi i gjuhës italiane si nje domosdoshmëri

Mësimi i gjuhës italiane si nje domosdoshmëri

Nga Alkest Shehu

Shqipëria bën pjesë në vendet që dashurojnë gjuhët e huaja.Edhe në kohët më të vështira shqiptarët nuk kanë hequr dorë nga mësimi I gjuhëve të huaja,duke gjetur mundësin me anë të antenave parabolike apo librave të pakët të kontaktojnë me kulturën e vendeve perëndimore.

Midis gjuhëve që studiohen në shkollat tona bën pjesë dhe gjuha italiane.Në këto vite post komuniste është renditur si një nga gjuhët më të studjuara në nivel kombëtar,e shtrirë në të gjithë territorin.

Gjuha italiane përbën interes për fëmijët shqiptar si një mënyrë punësimi apo studimi në universitet e shumtë Italiane.Universitetet italiane zënë vendin e parë për prezencën e studentëve Shqiptarë në vitet e demokracisë.Prezenca e biznesit Italian është një mundësi për të gjithë ata që kanë njohuri të gjuhës.

Në kryeqytetin Shqiptar është gjuha e punësimit për shkak të shumë bizneseve Italiane zhvendosur në vendin tonë vitet e fundit për shkak të krizës ekonomike italiane dhe krahut të lirë të punës .Të dhënat zyrtare bejnë me dije se janë rreth 19 000 italian në Shqipëri dhe më shumë se 1400 biznese me të paktën një pronar Italian.

Gjuha italiane në shkollat Shqiptare studiohet si gjuhë e parë dhe gjuhë e dytë,egzistojnë shumë marrëveshje midis ambasadës italiane në Tiranë dhe ministrisë së arsimit me qëllim përhapjen dhe zhvillin e gjuhës italiane në vendin tonë.

Një prej marrëveshjeve është projekti Iliria në të cilin është vendosur që në 10% e shkollave shqiptare të studiohet gjuha italiane si gjuhë e parë,ndersa pjesa tjeter studiohet si gjuhë e dytë.Pergjatë viteve të fundit është bërë një punë mire nga ambasada italiane në bashkëpunim me ministrine e arsimit duke vënë jetë shumë projekte midis shkollave tona.

Gjatë vitit zhvillohen seminare dhe projekte nga ambasada italiane për kualifikimin e mësuesve të gjuhës italiane,duke marr përvoja nga profesorët më të mire Italian të ardhur nga universitetet më me zë të vendit fnjiqë.

Gjuha italiane në gjimnazin”Muhamer Janina”

Në gjimnazin tonë” Muhamer Janina” mësojne rreth 500 nxënës ,gjuha italiane mësohet si gjuhë e dytë ,ndërsa gjuha angleze si gjuhë e parë.Gjatë vitit realizohen projekte rreth gjuhës italiane me qëllim afrimin e nxënësit me mentalitetin dhe kulturën italiane.

Projektet përgjithësisht me tematikë rreth kuzhinës ,muzikës,arkitekturës dhe letërsisë italiane. Disa nga projektet që janë zhvilluar në shkollën tonë në lëndën e italishtes ja “Alimenti sani e genuini”,”La musica un ponte tra i nostri popoli”,”La cucina italiana.Së shpejti shkolla do të binjakëzohet me një nga shkollat më me ze ne Itali.

Nxenesit tanë do të kenë mundësi të komunikojnë në Skype me bashkëmoshatarët e tyre Italian duke bashkëvepruar në projekte të ndryshme.Endrra e çdo nxënësi në shkollën tonë është binjakëzimi dhe marrja pjesë në projekte të përbashkëta me shkollat italiane në fushën e mjedisit,ushqimit,letërsisë etj…

Në këtë mënyrë do jenë më afër gjuhës dhe kulturës së vendit të bukur.

Share: